Humanizmi si degë është karakteristikë e kompanisë Zegin që në fillimet e saj dhe vazhdon të rritet dhe zhvillohet.
Si rezultat i gjithë kësaj është themelimi i Fondacionit Dr. Verica Mehanxhiska, i cili vazhdon edhe më tutje me misionin humanitar të ndihmojë aty ku është më e nevojshme, duke ndjekur hapat dhe vizionin, mirësinë dhe humanizmin që Dr. Verica Mehanxhiska i zotëronte.
Fondacioni punën e fokuson në përmirësimin e cilësisë së jetesës të personave që i takojnë kategorisë më të rrezikuar. Kështu, publikut i dërgon mesazh të rëndësishëm, se me përfshirjen e përbashkët të të gjithë individëve dhe kompanive humane, kontribuohet në krijimin e ndryshimeve dhe vlerave pozitive për komunitetin në tërësi.
Fondacioni vazhdimisht dhuron në spitale dhe institucione shëndetësore, për nevojat e personelit mjekësor apo pacientëve, familjeve sociale të rrezikuara, organizatave dhe shoqatave të ndryshme, si dhe të gjithë atyre që kanë nevojë t’u zgjatet dora.
Projektet e realizuara: