Nëse jeni të shkathët, ambicioz dhe dëshironi të zgjeroni njohuritë tuaja në fushën e farmacisë, ndërkohë jeni adhurues i dinamizmit dhe sfidës, Zegin është vendi i duhur për të nisur rrugën tuaj të karrierës.
Si kompani superiore në industrinë farmaceutike, përpiqemi të mbajmë dhe përsosim të gjitha standardet tona për kënaqësinë edhe më të madhe të konsumatorëve tanë.
Bëni zgjedhjen e duhur me Zegin!
Sektori: Prokurim
Kam tre muaj që jam pjesë e ekipit të Zegin-it. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër por shumë produktive, arritëm të sjellim risi në punë për të përmirësuar proceset e punës.
Përveç kësaj, përmes punës kam mundësi të fitoj njohuri shtesë, shkathtësi si dhe risi në stilin e punës. Puna është dinamike dhe për mua kjo është gjithashtu sfiduese.
Për çdo punonjës të ri, është me rëndësi të veçantë mbështetja nga eprorët e tij.
Është mirë të dini se ZEGIN-i është një kompani që kujdeset për punonjësit e vet, kështu që një BRAND i fortë do të bëhet edhe më i fortë dhe do të rritet në një vend edhe më tërheqës për të punuar në tregun e punës.
Sektori: Juridik
Liderët thonë – “Komunikimi i suksesshëm në botën e biznesit jep SUKSES”.
Derisa, Suksesi është rezultat i inkorporimit të biznesit.
Në kompaninë Zegin Sh.P.K. Shkup ke me kë dhe nga kush të mësosh. Si arkiviste në kompaninë farmaceutike ZEGIN, kam mundësi të punoj me lloje të ndryshme dokumentesh dhe informacionesh. Puna ime është përgjegjëse për ruajtjen e dokumenteve dhe informacionit të kompanisë, gjë që është vendimtare për funksionimin e suksesshëm të punës.
Më pëlqen atmosfera e gjallë dhe dizajni i hapur i zyrave që nxit komunikimin dhe punën në ekipë, duke krijuar ndjenjë bashkimi mes kolegëve.
Sektori: Zhvillim
Mbi të gjitha, jam e nderuar dhe e kënaqur që më është dhënë rasti të punoj në një nga kompanitë më të suksesshme siç është Zegin-i.
Atmosferë e këndshme pune, komunikim i hapur, punonjës të shkëlqyer dhe bashkëpunim.
Mentore e mrekullueshme që me plot vetëmohim përcolli njohuritë dhe më ndihmoi të përshtatem shpejt dhe të rritem më tej.
E admiroj përkushtimin e kompanisë për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e suksesit dhe qëllimeve dhe është e mrekullueshme të shohësh se si kjo reflektohet në vlerat dhe suksesin e përgjithshëm.
Shpresoj në përvojë dhe punë afatgjate në këtë kompani.
Sektori: Resurse Njerëzore
Punësimi në Zegin është një eksperiencë e mrekullueshme, e pasur për mua dhe jam vërtet e lumtur dhe krenare që 5 muaj më parë u bëra pjesë e një ekipi të Resurseve Njerëzore që është dinamik, i hapur për bashkëpunim dhe ndjek të gjitha nevojat e punonjësve, duke ndërtuar mjedis pune që është i dëshiruar për të gjithë.
Si Partner Biznesi për Resurse njerëzore për shitje me pakicë, çdo ditë i gëzohem njohjes së punonjësve të farmacisë të cilët kanë profesionin më mirënjohës në shoqërinë tonë – kujdesin për shëndetin e pacientëve, kurse nder i veçantë është puna në projektin unik “Zegin Rinia “e cila është e orientuar drejt rritjes së kënaqësisë së punonjësve dhe mundësi karriere për farmacistët e ardhshëm.
Komapninë Zegin ia rekomandoj secilit që ka ambicie të bëhet pjesë e një kompanie me më shumë se 35 vite përvojë dhe dinamizëm.
Pozicione pune të hapura