NLP Practitioner – Rruga e zhvillimit personal dhe karrierës
Projekti
Një nga hapat më të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit personal dhe të karrierës së punonjësve është mbështetja nga ana e kompanisë në atë proces dhe mbi të gjitha sfida për t’iu përgjigjur ndryshimeve në çdo pjesë të jetës dhe punës që është pjesë integrale e këtij zhvillimi.
Për këtë qëllim kemi ofruar trajnimin e NLP Practitioner, përmes të cilit do të arrihen qëllimet personale dhe korporative dhe mbi të gjitha do të arrihet kreativiteti, inovacioni, produktiviteti dhe rezultatet e dëshiruara personale dhe afariste.