Kompania Zegin bashkoi ekspertë vendas dhe të huaj – “Së bashku për një spektër mundësish”
Një ngjarje
Projekti
“Ia dolëm!” mes lotësh gëzimi, thirri artisti i vogël, Filip Simonovski Ciglenjak, një fëmijë i spektrit me talent të jashtëzakonshëm për pikturim, i cili ishte një nga frymëzuesit për mbajtjen e Kongresit të parë Ndërkombëtar për Autizëm dhe ADHD, i cili u paraqit me ekspozitën e tij të pikturave artistike, si dhe ekspozita u shit plotësisht.
Nën moton “Së bashku për një spektër mundësish”, organizuar nga kompania Zegin dhe Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska, në bashkëpunim me Shoqatën e Pediatrëve të R. së Maqedonisë dhe organizata “Në botën time” në periudhën 13-15 nëntor, Shkupi ishte nikoqir i mjekëve dhe ekspertëve të kësaj fushe nga vendi ynë dhe nga jashtë.
Kongresi përfaqëson fazën e dytë të fushatës së madhe për personat me autizëm dhe ADHD, e cila këtë vit është në fokus të kompanisë Zegin, si një nga kompanitë më të mëdha me përgjegjësi shoqërore në vendin tonë.
Me një program të pasur treditor dhe në transmetim të drejtpërdrejtë të të tri ditëve, nën stafetën moderatore të Ana Zafirova, publiku maqedonas pati mundësinë të dëgjojë prezantimet e ekspertëve më të mirë, të cilët me vetëmohim ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre para një auditori të madh në të cilin ishin të pranishëm numër i madh i profesionistëve, shoqatave dhe prindërve të fëmijëve me ASD dhe ADHD, të cilët ndanë të gjitha sfidat me të cilat përballen në jetën e përditshme dhe na dhanë një pamje më të përafërt të asaj se si është të jetosh në spektër.
“Përmes kësaj fushate të madhe, duam të ndërgjegjësojmë, edukojmë dhe rikujtojmë se autizmi nuk është një kufizim, por një mënyrë tjetër e të ekzistuarit. Bëjmë thirrje për dhembshuri, që bota të angazhohet për të parë shkëlqimin, në atë që mund të duket si kaos. Autizmi nuk është një enigmë që duhet të zgjidhet, por një kryevepër që duhet të vlerësohet. Le të ruajmë hapësirë për bukurinë e tij, të respektojmë sfidat e tij dhe të luftojmë për një të ardhme ku çdo person nga spektri do të shihet, dëgjohet dhe pranohet”, na deklaruan nga Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska.
Nga Kompania Zegin dhe Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska, shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë ligjëruesit e pranishëm, mjekët, specialistët, prindërit dhe të gjithë të tjerët që ishin pjesë e këtij manifestimi shkencor dhe vërtet emocional dhe njëzëri përfundojnë – kjo fushatë nuk do të ndalojë këtu dhe tani.
Programin e Kongresit mund ta ndiqni në këtë link.