Takim rajonal në qytetin tuaj (së bashku i tejkalojmë sfidat e autizmit)
Projekti
Në kuadër të fushatës “Herojt në të gjitha ngjyrat”, në qytetin tuaj do të zhvillohet një takim ku do të bisedojmë për kërkimet shkencore, inovacionet dhe tejkalimin e sfidave që lidhen me çrregullimet nga spektri i autizmit.
Këto takime realizohen si pjesë e aktiviteteve të Fondacionit “Dr. Verica Mehandžiska” dhe “Zegin” dhe kanë për qëllim të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë.
Në takime, ekspertë të shquar nga vendi do të ndajnë informacione që lidhen me autizmin, si dhe do të ketë mundësi për pyetje dhe përgjigje.
Ju ftojmë të na bashkoheni në këto takime, ku përveç mundësisë për të dëgjuar informacione të dobishme, do të kontribuojmë së bashku në ngritjen e vetëdijes publike për çrregullimet nga spektri i autizmit.
Nëse keni pyetje shtesë, na kontaktoni në: info@fvm.com.mk.
Datat dhe qytetet do t’i publikojmë në profilin tonë në Instagram: fondacija.dr.vericamehandziska.