Kompania ZEGIN i bashkoi qytetarët në garën humanitare
Projekti
Më 9 qershor në Komunën e Aerodromit u mbajt „Gara Humanitare Zegin Spektraton – Gara e heronjve në të gjitha ngjyrat”.
Gara u organizua nga kompania Zegin dhe Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska, ndërsa mjetet e mbledhura nga të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do t’i dhurohen Shoqatës “Në botën time”, për rindërtimin e klubit të parë social rajonal për adoleshentë me spektër autik. Përveç mjeteve nga regjistrimet e mbledhura, kompania Zegin dhe Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska ndanë edhe 50 mijë euro donacion për Shoqatën “Në botën time”.
Më shumë se 1800 qytetarë vrapuan në emër të humanizmit, dashurisë dhe botës së barabartë për të gjithë.
Garat u ndanë në disa kategori:
Gara në 10km
Gara në 5km
Gara stafetë 2x5km
Edhe gara për fëmijë 150, 300 dhe 500m.
Për të gjithë pjesëmarrësit e paraqitur, pasoi nga një pako e pasur, kurse për më të mirët në të gjitha kategoritë kishte shpërblime.
Vrapuesit patën kënaqësinë të vrapojnë në shteg të certifikuar, ashtu që të gjithë vizitorët shijuan argëtimin, muzikën, lojërat për më të vegjlit dhe pijet freskuese.
Ngjarjet e këtilla janë tregues se përgjegjësia sociale duhet të jetë segment i rëndësishëm i të gjitha kompanive dhe individëve, të cilët mund të ndihmojnë shumë në përmirësimin e cilësisë së jetës së atyre që kanë më shumë nevojë.