Partner biznesi HR

Përshkrim i vendit të punës:

  • Zhvillim, implementim, koordinim dhe kontroll i programeve për sistemet e shpërblimit, vlerësimit të performancës, zhvillimit organizativ dhe komunikim me punonjësit;
  • Zhvillim i programeve zhvillimore dhe motivuese për punonjësit (modele motivimi dhe shpërblimi);
  • Punë në bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin;
  • Menaxhim i ndryshimeve dhe planeve të veprimit për implementimin e tyre;
  • Evaluim i kulturës organizative dhe plane për avancimin e saj.

 

Kualifikimet e nevojshme:

  • Specializim i lartë profesional (përparësi shkencat shoqërore, psikologjia, menaxhmenti, administrimi i biznesit);
  • Përvojë në procese që lidhen me kulturën organizative;
  • Përvojë me të gjitha fazat e ciklit të resurseve njerëzore (planifikimi i vendeve të punës, rekrutimi dhe përzgjedhja, orientimi, trajnimi dhe zhvillimi, sistemet e shpërblimit, vlerësimi i performancës);
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Njohuri të shkëlqyera të MS Windows dhe MS Office.

Çfarë ofrojmë:

  • Rrogë stimuluese;
  • Orari i punës: e hënë – e premte;
  • Mjedis inovativ pune dhe kulturë organizative motivuese;
  • Zhvillim të vazhdueshëm profesional përmes pjesëmarrjes në simpoziume, konferenca dhe trajnime të vazhdueshme;
  • Ngjarje dhe aktivitete për mirëqenien e punonjësve (Employees wellbeing).