QASJA ETIKE

Qasja etike ndaj punës përmes normave dhe vlerave etike është pjesë e punës sonë të përditshme dhe bazohet në ndershmërinë, besimin, besnikërinë dhe integritetin dhe janë pasqyrim i kulturës sonë korporative. Besimi në vlerat tona bazohet në punën me pacientët, partnerët, punonjësit tanë dhe në funksionimin tonë në treg, njëkohësisht duke siguruar frymë të qasjes së drejtë me konkurrencën.

Section Image

PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE KORPORATIVE

Përgjegjësi përmes biznesit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, si dhe vetërregullim korporativ i integruar në model biznesi. Me mekanizmin e vendosur rregullator monitorohen përputhshmëria me rregulloret ligjore, standardet etike dhe normat ndërkombëtare. Jemi përgjegjës për veprimet tona dhe inkurajojmë ndikimin pozitiv përmes aktiviteteve në mjedisin jetësor, me konsumatorët, punonjësit, komunitetet dhe të gjithë anëtarët tjerë të sferës shoqërore.

Section Image

RESPEKTIM I LIGJEVE DHE RREGULLOREVE

Nëpërmjet punës sonë si palë aktive në cilësinë e zhvillimit të kujdesit shëndetësor, marrim përsipër të përmbushim dhe respektojmë të gjitha ligjet dhe rregulloret relevante që vlejnë në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet transparencës së punës sonë, bashkëpunojmë me të gjitha organet dhe institucionet relevante, në mënyrë që të monitorohen veprimet e ndërmarra.

Section Image

MISIONI

Shëndeti dhe mirëqenia janë simbol i njohjes së kompanisë sonë, ku me besueshmëri dhe kujdes çdo individ merr qasje profesionale, trajtim të drejtë nga farmacistët dhe punonjësit tanë me asortimentin më të mirë të produkteve dhe qasje inovative përmes modelit tonë të zhvillimit të funksionimit.

Section Image

VIZIONI

Shëndet, Edukim, Kujdes, Inovacion, Shpresë – NE JEMI ZEGIN-i!

Prioritetet tona kryesore janë simbole të emrit tonë. Me krenari mbajmë vulën e cilësisë dhe standardit dhe në këtë mënyrë kontribuojmë për komunitet më të shëndetshëm dhe më të lumtur, rini të shëndetshme dhe ardhmëri më të lumtur!

Ekzistojmë brez pas brezi për pacientët tanë nëpërmjet:

• Sigurimit të kujdesit shëndetësor profesional;
• Ofrojmë mbështetje duke përmirësuar standardet brenda sistemit shëndetësor;
• Ofrojmë standarde dhe transparencë në etikën e punës;
• Zhvillojmë dhe inovojmë përmes tendencave në farmaci, gjë që na bën të jemi dhe mbetemi lider të tregut përmes cilësisë së produkteve tona;
• Në vazhdimësi përmirësojmë punën tonë përmes një sistemi të qëndrueshëm zhvillimi dhe zgjidhjeve inovative;

Section Image

HISTORIA

Zegin SH.P.K. është kompania e parë private e regjistruar për shitjen e barnave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me iniciativën e z. Bllagoj Mehanxhiski, kompania u themelua në vitin 1989.

ZEGIN filloi me vetëm një të punësuar. Sot numri i të punësuarve është mbi 1300.

Në punën e vet 35 vjeçare, ZEGIN SH.P.K. vazhdimisht tregon rezultate të shkëlqyera dhe ka zhvillim të vazhdueshëm. Sot është një nga kompanitë më të suksesshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbulon 60% të tregut farmaceutik. Si rezultat i punës së suksesshme, në vitin 2004 ZEGIN SH.P.K. zbatoi standardin ISO 9001:2000.

Suksesi i kompanisë është falë menaxhimit të mirë, strategjisë së zhvillimit të bazuar në arritjet më moderne botërore në këtë fushë, si dhe përdorimit të sistemeve kompjuterike më moderne dhe programeve të duhura kompjuterike që mbulojnë të gjitha aktivitetet e punës.

Section Image

PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE

• Respektimi i mjedisit jetësor: miratimi dhe zbatimi i projekteve konkrete për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë pjesë përbërëse e sjelljes së përgjegjshme korporative;
• Kontributi në art, kulturë dhe arsim: Duke forcuar dhe promovuar vlerat dhe aktivitetet kulturore në fushën e artit dhe arsimit në vend, aktivisht kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë përmes përfshirjes në programe të ndryshme arsimore të mbështetura nga shteti;
• Kontribuojmë në shoqëri përmes Fondacionit Dr. Verica Mehanxhiska, në mënyrë aktive mbështesim, dhurojmë dhe ndikojmë në jetën shoqërore.

Section Image

EKIPI MENAXHUES

VIKTORIJA MEHANXHISKA

Drejtor Gjeneral dhe Anëtar i Bordit Drejtues

HRISTINA MEHANXHISKA

Drejtor Gjeneral dhe Anëtar i Bordit Drejtues

ELIZABETA ÇINGAROVSKA

Drejtor i sektorit korporativ, Anëtar i Bordit Drejtues

AFRIM AHMEDI

Anëtar jo i përhershëm i Bordit Drejtues

HARIS OMEROVIÇ

Drejtor i sektorit komercial

ZORICA VELLKOSKA

Drejtor i sektorit të shitjes me pakicë

TOMI KEPEVSKI

Director of the Logistics Sector

FONDACIONI DR. VERICA MEHANXHISKA

Humanizmi si degë është karakteristikë e kompanisë Zegin që në fillimet e saj dhe vazhdon të rritet dhe zhvillohet.

Si rezultat i gjithë kësaj është themelimi i Fondacionit Dr. Verica Mehanxhiska, i cili vazhdon edhe më tutje me misionin humanitar të ndihmojë aty ku është më e nevojshme, duke ndjekur hapat dhe vizionin, mirësinë dhe humanizmin që Dr. Verica Mehanxhiska i zotëron.

Shiko më shumë

ORTOPEDIA

Gjatë viteve të fundit Grupacioni ZEGIN ka punuar me përkushtim në një tjetër markë të njohur – ZEGIN ORTOPEDIK. Synimi ynë është t’ua lehtësojmë jetën pacientëve dhe të jemi mbështetja e tyre gjatë gjithë jetës, duke ofruar asortiment të gjerë mjetesh dhe suplementesh ortopedike të cilësisë së lartë dhe çmimeve më të përballueshme në treg.

Në programin tonë të mjeteve ndihmëse ortopedike, kemi një përzgjedhje të gjerë të ortozave për boshtin kurrizor, gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme, shtrojave, programeve antidekubit dhe kompresiv, pelenave anatomike me performancë të lartë për mosmbajtjeje, si dhe karrigeve me rrota prej alumini, lehtësisht të palosshme dhe të përshtatshme për transport, në ngarkesë të FSSHRMV me të cilin kemi lidhur marrëveshje.

Zegin Ortopedik, lokacionet: Shkup (Rr. “Koço Racin” nr. 75) dhe Tetovë (Rr. “Marshal Tito”, Qendra Tregtare – Bazar, dyqani nr. 27)

Shiko më shumë

POLIKLINIKA - ZEGIN MEDIKA

IPSH Poliklinika Zegin Medika dhe Zegin Intermedika.

Institucion shëndetësor i cili ofron kontrolla të plota shëndetësore dhe shërbime të specializuara shëndetësore për të gjithë ata që duan profesionalizëm, rehati, efikasitet si dhe diskrecion!

Poliklinika jonë ndodhet në Blvd:
“Partizanski Odredi” 25/1 që do të thotë qasje e lehtë dhe e shpejtë, dhe në të njëjtën kohë një rrugë e sigurt drejt një ekipi profesional mjekësor. Poliklinika Zegin Medika ka një histori të gjatë veprimtarie shëndetësore që fillon në vitin 1998, me një vazhdimësi dhe cilësi të jashtëzakonshme të kujdesit shëndetësor, falë Dr. Verica Mehanxhiska, atëkohë specialiste e mjekësisë së punës, drejtoreshë dhe mjeke në poliklinikë.

Shiko më shumë

FARMACIA ONLINE

Zegin Online është një shitore online në kuadër të grupacionit Zegin. Fillimin e vet e shënon në gusht të vitit 2021. Që atëherë, çdo muaj rritet me shpejtësi numri i klientëve të kënaqur.

Karakteristika kryesore që e dallon nga shitoret tjera të internetit është shpërndarja e saktë dhe në kohë, në të njëjtën ditë, në termin të zgjedhur nga vetë klientët. Gjithsesi, ekziston edhe mundësia e caktimit të terminit për dorëzim pas disa ditësh, me kërkesë të klientit. Porositë janë gjithmonë të paketuara mirë dhe dorëzohen deri në derën e hyrjes së shtëpisë. Dorëzimi bëhet çdo ditë, me përjashtim të festave dhe ditëve të pushimit javor.

Në edicionin e parë të E-commerce Awards 2021, Zegin fitoi vendin e parë në kategorinë “Dyqani më i popullarizuar”.

Shiko më shumë

FARMACIA

Zegin Farm funksionon me sukses për më shumë se tre dekada falë menaxhimit të mirë dhe strategjisë së zhvillimi të bazuar në arritjet më moderne botërore.

Veprimtaria kryesore konsiston në shitjen e barnave, pajisjeve mjekësore, suplementeve ushqimore, kozmetikës, ushqimeve organike.

Prandaj me meritë mbajmë epitetin “Perla farmaceutike e Maqedonisë”.

Shiko më shumë