Zegin dhe Fondacioni “Dr. Verica Mehandziska” mbështetën librin ilustrues inkluziv „Ëndrra e Madhe“.
Një ngjarje
Kompania Zegin dhe Fondacioni “Dr. Verica Mehandziska” edhe këtë vit mbështetën botimin e librit ilustrues inkluziv “Ëndrra e Madhe” nga Denis Jankullovski, i cili është botim i shtëpisë botuese Prozart, dhe në të cilin përmes heroinës kryesore Tina, përsëri trajtohet tema e pranimit të dallimeve.
Me shumë buzëqeshje, muzikë, këngë dhe vallëzim, në promovimin inkluziv u përcoll një mesazh i fuqishëm se dallimet nuk duhet të jenë pengesë për realizimin e ëndrrave.
Fondacioni “Dr. Verica Mehandziska” mbështetet nga Kompania Zegin me qëllim që të bashkojë të gjitha aktivitetet e dedikuara për mbështetjen e kategorive të cenueshme. Në fokus të veprimtarisë së tij, Fondacioni ka përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me çrregullime të spektrit autik dhe personave me aftësi të kufizuara.



