Me qëllim që të ndihmojmë të rinjtë në zgjedhjen e programit cilësor dhe praktik, si dhe punësim të ardhshëm në kompaninë Zegin, po fillojmë me prezantimin e një programi praktik si pjesë e projektit Zegin Rinia.
Hyrja e punonjësve të rinj paraqet proces të ofrimit të drejtimeve, udhëzimeve dhe edukimit të personave që kohëve të fundit kanë filluar të punojnë në Zegin. Struktura e kompanisë, kultura, procedurat e punës, obligimet e punës, mjetet e punës dhe personat me të cilët do të punojnë janë pjesë e udhëzimeve që do të marrin punonjësit e rinj, me qëllim që më lehtë dhe më shpejtë të përshtaten në vendin e ri të punës.
Të mësuarit përmes lojës – mundësi unike për punonjësit e rinj të fitojnë njohuri përmes mënyrës inovative të të mësuarit, ndërsa punonjësit ekzistues vazhdimisht të plotësojnë njohuritë e tyre nga puna praktike.
“Mentori Im” – mbështetje dhe komunikim i përditshëm me profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të cilët tregojnë vetëmohim, ndajnë njohuritë e tyre përmes trajnimeve të dedikuara për punonjësit e rinj.
Akademitë dhe trajnimet e certifikuara të cilat zbatohen nga punonjësit tanë me përvojë shumëvjeçare në industrinë farmaceutike, përfaqësojnë mundësi për punonjësit e rinj të njihen me trendet dhe ndryshimet më të fundit në farmaci.
Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska luan rol të rëndësishëm dhe vlerë të paçmueshme në tërësinë e kompanisë Zegin.
Mbështetja e përditshme e profesionistëve të farmacisë dhe përsosja e njohurive të tyre është me rëndësi vendimtare për shoqërinë dhe konsumatorët tanë. Për këtë arsye Dr. Verica Mehanxhiska ndan bursa të plota për rikualifikimin e asistetnëve të shitjes dhe trajnimin e teknikëve farmaceutikë, të cilët plotësojnë kushtet për të dhënë provimin profesional shtetëror që zyrtarisht të marrin certifikatë me titullin “Teknik farmaceutik”.
Puna në Zegin u ofron të gjithë punonjësve mundësinë për të fituar përvojë dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre në një organizatë moderne, e cila shpejtë ndryshon dhe ndikon në mbarë shoqërinë. Zegin zgjon iniciativën e punonjësve për të mësuar vazhdimisht diçka të re në lidhje me industrinë farmaceutike, për të marrë pjesë aktive në mjedisin e punës duke shkëmbyer ide kreative, për të punuar në një mjedis stimulues dhe mbështetës.
Programi “Karriera Ime Ardhmëria Ime” është pjesë e veçantë e programit të talentëve ZegIN Rinia dhe synon të promovojë punonjësit të cilët në zhvillimin e karrierës në kompaninë Zegin kanë fituar një pozicion më të lartë pune dhe mundësi për avancim. Theksi i këtij programi është në lidershipin si bazë për ndërtimin e ekipeve stabile me potencial të madh, ekipe që do të sjellin rezultate dhe do të ndikojnë që Zegin të mbetet lider në treg.