Zegin Online – fitues i E-commerce Awards në kategorinë e e-dyqanit më të mirë për shëndetin, kujdesin dhe bukurinë në vitin 2023

15.05.2024

Në organizim të Shoqatës për E- tregti të Maqedonisë, mbrëmë u mbajtën Ecommerce Awards, përzgjedhje e më të mirëve në e-tregtinë maqedonase!

Kompania Zegin me e-dyqanin www.zegin.com.mk u nominua në disa kategori dhe fitoi vendin e parë në kategorinë “E-dyqani më i njohur për shëndet, kujdes dhe bukuri”, që paraqet edhe një tjetër konfirmim se cilësia , profesionalizmi, mundi dhe dashuria e investuar rezultojnë gjithmonë me sukses.

Përzgjedhja e e-tregtarëve më të mirë synon të njohë dhe shpërblejë më të mirët, kështu duke kontribuar në motivimin dhe inkurajimin për punë edhe më të mirë, rritjen e ndërgjegjësimit për potencialin, promovimin e tregtisë elektronike, si dhe forcimin e konkurrencës dhe të inkurajojë promovimin e punës ndërmjet e-tregtarëve ekzistues dhe të ardhshëm.

Edhe një dëshmi tjetër e suksesit të punës së dyqanit online të Zegin-it- www.zegin.com.mk është pikërisht ky çmim, i treti me radhë, dhe paraqet motivim të shkëlqyer për punë edhe më të përkushtuar, ofertë më cilësore, si dhe klientë më të kënaqur në të ardhmen.