Zegin-i mbështet Konferencën Rajonale për të rinjtë e shëruar nga kanceri

30.09.2024

Fundjavën që lamë pas, për herë të dytë në Strugë, u mbajt konferencë për të rinjtë e shëruar nga kanceri, e organizuar nga Shoqata për shëndet më të mirë, arsim dhe kujdes social SANO, ku u ndanë njohuritë dhe përvojat e të rinjve të shëruar nga kanceri.

Kompania ZEGIN, në emër të bashkëpunimit shumëvjeçar të suksesshëm me shoqatën SANO, edhe këtë herë ndihmoi të mundësohet kjo përvojë e paçmuar përmes së cilës u ndërtuan lidhje të reja mes të rinjve të mbijetuar nga i gjithë rajoni.

Në konferencë morën pjesë ekspertë, të cilët me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre e bënë këtë shoqëri me të vërtet të veçantë. Dr. Lorna Zadravec Zaletel përcolli rëndësinë e monitorimit të pasojave të vona pas trajtimit të kancerit të fëmijërisë, Dr. Frosina Kërstanoska foli për shëndetin riprodhues dhe seksualitetin si aspekte kyçe të shërimit të plotë, Dr. Biljana Çoneska Jovanova kujtoi sfidat që vijnë pas trajtimit duke dhënë këshilla të dobishme për një mënyrë jetese të shëndetshme, kurse Dr. Svetllana Krstevska Bllazhevska shpjegoi efektet e vonshme kardiotoksike dhe rëndësinë e tyre.

Kompania Zegin është e njohur për rolin e saj të përgjegjshëm shoqëror në komunitet dhe ndihmon pa u lodhur aty ku nevojitet, si dhe misioni humanitar vazhdon të jetë një karakteristikë dalluese e kësaj kompanie.