Udhëtim shpërblyes në Itali për punonjësit e Zegin-it
Postim
Motivimi do të thotë kujdes, vëmendje dhe njohje e përpjekjes dhe përkushtimit. Për kompanitë, mund të jetë pak, por për punonjësin paraqet dëshirë për besim në të ardhmen dhe dëshirë për sukses.
Si rezultat i punës dhe përkushtimit të përditshëm, kompania Zegin shpërbleu 15 punonjësit më të mirë, të zgjedhur sipas rezultatit të arritur për vitin e kaluar 2023 me udhëtim gjashtëditor në Itali – Toskanë dhe Çinkue Terre. Mundësi për pjesëmarrje në këtë udhëtim shpërblyes patën punonjësit nga shitja me pakicë – farmacitë, magazinat – logjistika, online shop dhe sektori komercial.
Zegin-i u shpreh faleminderim të madh gjithë kolegëve, në veçanti atyre që patën mundësinë për të fituar këtë udhëtim shpërblyes, sepse në atë mënyrë mund të bëhet vlerësim i saktë i atyre që çdo ditë i orientojnë njohuritë e tyre kah kualiteti, në mënyrë etike dhe empatike, pikërisht ashtu siç i ka hije kompanisë.
Në vijim mund të shihni dëshmi të shkurtra të punonjësve tanë nga ky udhëtim.