Turneu ndërkombëtar i pingpongut “Zegin Open 2024”, këtë fundjavë për herë të tretë do të mbahet në Berovë

17.09.2024

Këtë fundjavë në Berovë për herë të tretë do të mbahet turneu i madh ndërkombëtar i pingpongut – “Zegin Open 2024”. Nga data 13 deri më 15 shtator, qyteti i vogël në Maleshevë do të jetë nikoqir i ngjarjes së madhe sportive që është kthyer tashmë në traditë.

Ndeshjet do të luhen në sallën sportive të “Heronjve të Maqedonisë” në Berovë. Të shtunën më 14 shtator është paraparë parada e vendeve pjesëmarrëse, ndërsa për në mbrëmje në sheshin e qytetit “Dimitar Berovski” në Berovë është paralajmëruar koncert i madh i grupit muzikor maqedonas “Next Time”.

Ky turne vit pas viti tërheq vëmendje dhe interesim të madh te garuesit nga e gjithë bota, kështu që, përveç Maqedonisë si vend- nikoqir, këtë vit do të marrin pjesë edhe garues nga Argjentina, Kosova, Bullgaria, Nigeria, Kirgistani, Serbia, Turqia, Ukraina, Greqia, Gjermania, Kroacia dhe Bjellorusia.

Në edicionin e sivjetmë të “Zegin Open 2024”, gjithsej do të marrin pjesë 177 konkurrentë. Kategoritë që do të përfaqësohen në turne janë U-13, U-15, U-19, kategoria absolute, kategoritë e veteranëve 40-49 vjeç, 50-59 vjeç, 60-69 vjeç dhe më të vjetrit 70+ vjeç konkurrentë meshkuj dhe femra.

Shpërblimi për vendin e parë në kategorinë absolute si në konkurrencë për meshkuj ashtu edhe në femra është 1600 euro, ndërsa fondi i përgjithshëm shpërblyes i “Zegin Open 2024” është 12000 euro.

Kompania Zegin dhe PPK Zegin janë sponsorët dhe organizatorët e të vetëm të këtij turneu, i cili është turneu më i madh i këtij lloji në Ballkan, si dhe çdo vit garuesit ndahen me mbresa të mëdha nga atmosfera e shkëlqyer dhe organizimi profesional.

Të gjithë dashamirët e sportit dhe natyrës janë të ftuar në këtë festë sportive në Berovën e mrekullueshme, për t’u kënaqur me lojën e pingpongut, si dhe për të shijuar ajër të pastër, ushqim të shijshëm vendas, muzikë të mirë dhe argëtim.