Projekt i ri i Zegin-it “Klubi Veror #rinia” – një mundësi e shkëlqyer për të gjithë maturantët – Teknikë të Farmacisë!

23.06.2025

Zegin-i, si lider në inovacionin farmaceutik dhe zhvillimin profesional, me krenari shpall Klubin e parë veror për teknikët e farmacisë!

Çfarë paraqet ky projekt?

“Klubi Veror #rinia” është projekti i parë dhe i vetëm për maturantëte drejtimit teknik të farmacisë, përmes të cilit maturantët do të kenë mundësinë për të përvetësuar njohuri praktike mbi proceset e punës në barnatore, përgatitje për dhënien e provimit shtetëror profesional dhe marrjen e Certifikatës për Teknik të Farmacisëfinancohet plotësisht nga Zegin-i, si dhe të marrin certifikata për përfundimin me suskses të praktikës verore, poashtu edhe një udhëtim shpërblyes për dy pjesëmarrësit më të mirë të projektit.

Klubi Veror do t’ju ofrojë një përvojë inovative përmes prektikës ku mund të mësoni në një atmosferë të relaksuar verore, duke ju ofruar një qasje të avancuar ndaj zhvillimit profesional, të kombinuar me nxënie, bashkëpunim dhe argëtim.

Ky klub pasqyron misionin tonë që investimi në teknikët farmaceutikë është investim në shëndetin publik të të rinjve tanë dhe në të ardhmen e tyre.

“Është një nder për ne që së bashku të ecim këtë rrugë, të ofrojmë hapësirë ​​për rritje personale dhe profesionale, për t’u plotësuar, shoqëruar dhe frymëzuar nga njëri-tjetri.”

✨ Përfitimet e projektit:

  • Përvojë reale në barnatore, përmes praktikës + platformës dixhitale
  • Të mësuarit në mënyrë fleksibile dhe argëtuese – lojëra, kuize, distinktivë dixhitalë dhe 0% bezdi
  • Mentor që ju udhëzon gjatë gjithë procesit të praktikës
  • 100% Bursë për dhënien e provimit shtetëror për Teknik të Farmacisë
  • Certifikatë për përfundimin me sukses të praktikës verore
  • Udhëtim shpërblyes për dy pjesëmarrësit më të mirë të projektit!

Kush mund të marrë pjesë?

Projekti është i dedikuar për të gjithë maturantët ambiciozë – teknikë të farmacisë, të cilët në mënyrë argëtuese duan të përvetësojnë njohuri të reja, të takojnë bashkëmoshatarë dhe të njihen nga afër me mënyrën e punës në farmaci.

Si të aplikoni?

Nëse je maturant – teknik i farmacisë, për më shumë informacion në lidhje me kohëzgjatjen e projektit, vizitoni linkun e mëposhtëm https://zegin.fledgehr.com/Zegin/jobs/3109 dhe plotësoni formularin e aplikimit përmes fushës Apliko.

*Numri i kandidatëve që do të jenë pjesë e programit është i kufizuar.

Klubi veror #rinia është fillimi i historisë suaj farmaceutike.

Qëndroni kuriozë, me qasje në informacionin më të fundit në farmaci, shëndet dhe mirëqenie.

Ndërtoni lidhje të vërteta me kolegë, mentorë dhe liderë të industrisë.

Ndjehu i mbështetur, jo vetëm si farmacist, teknik, asistent, mentor, por edhe si njeri.

Bashkohuni me ne jo sepse është e domosdoshme, por sepse meritoni një kompani që beson në potencialin tuaj.

#klubririnor #maturantë #fillimiri #praktikëevërtetë #argëtim #verë