PRAKTIKA NË ZEGIN

Me qëllim që të ndihmojmë të rinjtë në zgjedhjen e programit cilësor dhe praktik, si dhe punësim të ardhshëm në kompaninë Zegin, po fillojmë me prezantimin e një programi praktik si pjesë e projektit Zegin Rinia.

  • Tarifa e praktikës;
  • Program mentorimi;
  • Të mësuarit përmes lojës- gamifikimi

CILI ËSHTË QËLLIMI I PRAKTIKËS?

Nëpërmjet programit të praktikës, nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë e diplomuar, kanë mundësi të hapur për t’u njohur me kompaninë përmes mentorimit që të mund të përfshihen në obligimet e punës dhe shërbimet profesionale që çdo ditë ju ofrohen konsumatorëve.

Të rinjtë do të marrin edukim të vazhdueshëm, si dhe do të përmirësojnë kapacitetet e tyre për përvetësimin e etikës profesionale dhe hyrjen e suksesshme në punë, si dhe krijimin e një vizioni në rrugën e tyre të karrierës.

Qëllimi ynë përmes këtij programi është t’i afrojmë praktikantët më afër punës në kompani, të fitojnë njohuri praktike dhe t’u japim mundësi që të jenë pjesë e traditës së punës në farmaci me kujdes profesional për pacientin/konsumatorin.

Section Image

KUSHTET DHE KOHËZGJATJA E PRAKTIKËS SË PAGUAR

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme për të marrë pjesë në programin e praktikës:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm/të lartë (të mos jetë në marrëdhënie pune dhe pa përvojë pune në profesionin për të cilin aplikon për praktikë)
  • Viti i fundit (viti i pestë) i studimeve – Fakulteti i Farmacisë
  • Të interesuar për të punuar në farmaci
  • Rekomandohet të njohurit bazë e gjuhës angleze
  • Të përkushtuar, këmbëngulës, ambicioz me dëshirë për të përparuar!

Puna praktike me pagesë zgjat nga 3-6 (tre deri në gjashtë) muaj dhe kandidatët pritet të jenë të rregullt në punën praktike.

Section Image

ÇFARË PËRFSHIN PROGRAMI I PRAKTIKËS?

  • Caktimi i një Mentori gjatë gjithë procesit të praktikës
  • Trajnim sipas Programit të Mentorimit
  • Këshilla praktike mbi shitjet dhe kujdesin farmaceutik
  • Të mësuarit përmes lojës – Gamifikimi, set lojërash interaktive për mësim dhe vlerësim

*programi i praktikës do të zhvillohet në të gjitha qytetet, në gjithë vendin.

Section Image

KUSH MUND TË JETË PJESË E PROGRAMIT TË PRAKTIKËS?

  • Farmacist i diplomuar, pa përvojë në fushën përkatëse
  • Master i Farmacisë, pa përvojë në fushën përkatëse
  • Farmacist viti i fundit (semestri i fundit)
  • Teknik farmacist, pa certifikim dhe pa përvojë në fushën përkatëse
  • Asistent shitës në farmaci, pa përvojë
Section Image

STAZHI – PRAKTIKA E DETYRUESHME

Sistemi ynë i trajnimit i lejon praktikantit të fitojë mundësinë për të mësuar shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme që i nevojiten për t’u punësuar.

Trajnimi për stazhim është pjesë e arsimit profesional dhe ofrohet në mënyrën më profesionale përmes mentorimit në mënyrë që stazhieri të marrë njohuritë praktike të nevojshme për punë.

Është sfidë të filloni karrierën te ne, sepse ne ofrojmë qasje të unifikuar, kreative dhe inovative për marrjen e njohurive përmes programit të mentorimit dhe mentorëve. Të mësuarit nga profesionistët tanë me performanca të larta dhe mënyrë unike të të mësuarit përmes gamifikimit është privilegj për çdo kandidat që të fitojë shkathtësitë, njohuritë dhe përvojën e dëshiruar për të ndërtuar karrierën e tij.

Section Image