KARRIERA IME ARDHMËRIA IME

Programi “Karriera Ime Ardhmëria Ime” është pjesë e veçantë e programit të talentëve ZegIN Rinia dhe synon të promovojë punonjësit të cilët në zhvillimin e karrierës në kompaninë Zegin kanë fituar një pozicion më të lartë pune dhe mundësi për avancim. Theksi i këtij programi është në lidershipin si bazë për ndërtimin e ekipeve stabile me potencial të madh, ekipe që do të sjellin rezultate dhe do të ndikojnë që Zegin-i të mbetet lider në treg.

Punonjësit që janë pjesë e programit të talentëve dhe që kanë treguar interes dhe ambicie për avancim në kompani, marrin mbështetje të plotë dhe mundësinë për të ndjekur trajnime funksionale shtesë, në tema të ndryshme që do të jenë të dobishme për të përmirësuar shkathtësitë e tyre, të nevojshme pozitat momentale të punës së punonjësve, si dhe njëkohësisht do të ndikojnë në efikasitetin e tyre dhe përmbushjen më të lehtë të obligimeve aktuale të punës.

Përpiqemi të sigurojmë vend më të mirë pune për punonjësit tanë, punojmë në mënyrë aktive për të rritur kënaqësinë e punonjësve përmes promovimeve, zhvillimit të karrierës, përfitimeve dhe kujdesit për punonjësit e kompanisë.