Dhurojmë me zemër – Donacione për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet

15.05.2024

Festat sjellin gëzim, paqë dhe shumë dëshira për shëndet dhe një të ardhme më të bukur.

Pra, festat janë një kohë për të dhuruar nga zemra, për buzëqeshje e gëzime më të mëdha, veçamërisht për më të vegjlit.

Kompania Zegin tradicionalisht e mbylli vitin me donacione dhe mbështetje. Në vitin 2024, Zegin-i mbështeti shoqata dhe individë të ndryshëm, duke dhuruar shumë buzëqeshje, sepse të gjithë meritojnë një fillim të gëzuar të vitit të ri dhe festat t’i kalojmë në paqë, dashuri dhe mbi të gjitha me shëndet të mirë.

Për më të vegjlit, dhuruam pako për Vitin e Ri dhe sigurisht vitamina dhe suplemente në: “Klinika për Kirurgji Pediatrike – Shkup”, “Kryqi i Kuq” – donacion për dhuruesit e gjakut në Shtëpinë e Kulturës në Gradsko, shoqata “Së bashku më të fortë” – aheng donator në Ditën Botërore të SIDA-s, “Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve” – Departamenti i Psikofiziologjisë, donacion me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në klasën për fëmijë me Autizëm në Strumicë, shoqata “Një mundet”, mbështetje për Natën e Buzmit në fshatin Stojakovë – Komuna e Bogdancit, “Qendra për rehabilitim të patologjisë së komunikimit verbal” – Shkup, “Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe Qendra ditore për fëmijët me Autizëm”, fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale dhe donacione të tjera individuale për të gjithë ata që kishin nevojë.

“Donacionet janë aktivitete tradicionale që na pasqyrojnë si kompani, kështu që ne edhe më tutje do të vazhdojmë të dhurojmë çdo vit, sepse jo vetëm që të tjerët i bëjmë të lumtur, por edhe ne si kompani na bëjnë krenarë. ” Qofshi të gjithë të shëndetshëm, është prioriteti ynë kryesor gjatë çdo ditë të vitit.” – Na deklaruan nga Zegin-i.

Nga kompania konfirmojnë se ky trend do të vazhdojë edhe në Vitin e Ri, në të cilin, si edhe më herët, me ndihmën e tyre do të realizohen shumë projekte në ndihmë të familjeve, institucioneve, organizatave dhe shoqatave, do të mbështeten aktivitete sportive dhe kulturore dhe do të ketë miqësi të reja dhe bashkëpunime të tjera që do të zgjasin dhe do të dëshmojnë se së bashku mund të arrijmë më shumë.

Kompania Zegin është e njohur për përgjegjësinë e saj sociale, si dhe me veprat dhe donacionet e saja humanitare synon të dërgojë një mesazh të fortë për kompanitë dhe individët e tjerë, se ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia sociale është pjesë e rëndësishme e çdo shoqërie, çdo komuniteti.