Ditë e hapur në Fakultetin e Farmacisë në UKIM dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore, program studimor i farmacisë në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip

14.05.2024

Na paraqet nder dhe kënaqësi të madhe t’Ju informojmë se me datën 03.11.2023 (e premte) dhe 28.11.2023 (e martë), Kompania Zegin mbajti një manifestim në Fakultetin e Farmacisë në UKIM si dhe në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Shtip – për studentët e programit të studimit të farmacisë, ku prezantoi programin e ri të karrierës të krijuar posaçërisht për studentët, si dhe rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Zegin- i gjithmonë ka qenë kompani që kujdeset për punonjësit e saj. Synimi ynë është të krijojmë një shteg për studentët dhe të mbështesim procesin e përmirësimit të tyre përmes programeve të ndryshme të krijuara vetëm për ta, si: “Programi i praktikës”, “stipendionet”, “Mentatori Im”, “Karriera ime – Ardhmëria ime” dhe “Gamifikimi” – si aplikacion i ri unik i dedikuar për mënyrë të shpejtë dhe interesante të të mësuarit dhe njohjes me industrinë farmaceutike.

Falënderojmë Fakultetin e Farmacisë dhe studentët që na mundësuan organizimin e këtij eventi dhe të cilit i dhanë rëndësi dhe kuptim.👩‍⚕️👨‍⚕️