Komercialist për furnizimin e ushqimit të shëndetshëm

Karakterisrtikat e dëshiruara:

  • Arsim universitar;
  • Përvoja e mëparshme e punës do të konsiderohet si prioritet;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Windows dhe MS Office;
  • Menaxhim i saktë dhe i përpiktë i informacionit, të dhënave, dokumenteve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi për të punuar efektshëm në atmosferë dinamike;
  • Të zhvilluara aftësi shumë të larta analitike;
  • Patentë shoferi kategoria B.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikim dhe negocim me furnitorët e produkteve brenda dhe jashtë vendit;
  • Monitorimi dhe futja e produkteve të reja vendase dhe të huaja në përputhje me legjislacionin;
  • Monitorim i tregut të ushqimeve organike dhe të shëndetshme, analiza dhe përzgjedhja e produkteve sipas nevojave të kompanisë;
  • Hulumtim dhe analizë e tregut të ushqimit të shëndetshëm për të përcaktuar vlerën dhe cilësinë e tij;
  • Organizim dhe zbatim i aktiviteteve në procesin e furnizimit së produkteve dhe monitorimi i inventarit të tyre;
  • Mbajtja e trajnimeve, koordinimi dhe vizita e shitjes me pakicë në fushën e ushqimit të shëndetshëm dhe organik;
  • Përpilimi i planit për veprim dhe promovim të produkteve të reja dhe ekzistuese;
  • Përgatitja e planeve mujore dhe vjetore të shitjeve;
  • Certifikimi i produkteve organike;
  • Vizitë e panaireve brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë ofrojmë:

  • Rrogë stimuluese dhe beneficione;
  • Mjedis inovativ pune dhe kulturë organizative motivuese;
  • Ngjarje dhe aktivitete për mirëqenien e punonjësve (Employees wellbeing);
  • Zhvillimi i vazhdueshëm profesional përmes pjesëmarrjes në simpoziume, konferenca dhe trajnime të vazhdueshme;
  • Orari i punës: E hënë – E premte; (orar fleksibël i punës).