Ahengu i Zegin- it në prag të Vitit të Ri – Golden Snake Awards
Një ngjarje
Çdo punonjës ka nevojë për argëtim së bashku me kolegët. Kjo na bashkon dhe i forcon marrëdhëniet, krijon një ekip të plotë që çdo ditë krijon një të nesërme më të mirë për çdo individ. Kompania Zegin, përveç punës përpiqet të lë gjurmë edhe në jetën jashtë profesionalizmit.
Ekipi HR dhe i Marketingut projektuan një pjesë jashtëzakonisht mbresëlënëse të festës me shpërblime interesante ku kolegët votuan për njëri-tjetrin. Shpërblimet ishin të natyrës argëtuese të përcjellura me shumë buzëqeshje dhe energji të shkëlqyer.
Nga energjia pozitive rrjedh edhe profesionalizmi.