Përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar i pingpongut “Zegin Open 2024”.
Një ngjarje
Fundjavën e kaluar, Berova për tri ditë jetoi në frymën e sportit dhe muzikës. Me sukses përfundoi Turneu i tretë ndërkombëtar i pingpongut Zegin Open 2024.
Edhe këtë vit, të gjithë pjesëmarrësit e turneut u larguan me kujtime të mrekullueshme dhe mbresa të shkëlqyera nga organizimi dhe pritja, nga ana e nikoqirit dhe organizatorit të këtij evenimenti të madh ndërkombëtar – kompania Zegin. Se kjo ngjarje po merr përmasa më të mëdha nga viti në vit, dëshmon edhe fakti që këtë vit Zegin Open ishte nikoqir i 11 shteteve pjesëmarrëse. Përveç Maqedonisë, morën pjesë edhe Argjentina, Kosova, Bullgaria, Kirgistani, Serbia, Turqia, Ukraina, Greqia, Gjermania, Kroacia dhe Bjellorusia.
Garat u zhvilluan në disa kategori dhe konkretisht:
Veteranë – nga 40-49 vjeç
Veteranë – nga 50-59 vjeç
Veteranë – nga 60-69 vjeç
Veteranë – 70+
Seniorë – kategori absolute
Dhe kategoritë e reja 13, 15 dhe 19 vjeç.
Kroatët Josip Huzjak dhe Ivana Milobabiq janë fitues në garën e seniorëve. Milobabiq vjen në turneun në Berovë pas pjesëmarrjes së tij së fundi në Lojërat Olimpike në Paris dhe është një nga emrat më të shquar të pingpongut që ka marr pjesë në Zegin Open.
Turneu ishte frymëzim edhe për përfaqësuesin e Kirgistanit, Saparbaev, i cili udhëtoi 6000 kilometra me makinën e tij për të marrë pjesë në evenimentin ndërkombëtar.
Kjo ngjarje sportive u pasurua edhe me një program muzikor. Të shtunën në sheshin e Berovës, grupi Next Time mbajti koncert për nder të Zegin Open, për të gjithë qytetarët e Berovës dhe pjesëmarrësit në turne.
Zegin Open është një ngjarje që zhvillohet një herë në vit, por për të flitet gjatë gjithë vitit!