Politika e privatësisë

Kjo politikë e privatësisë ka për qëllim t’Ju informojë në mënyrë të qartë dhe transparente për mbledhjen, përdorimin, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale të vizitorëve në faqen tonë të internetit, si dhe të konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve dhe produkteve tona.

ÇFARË ËSHTË TË DHËNAT PERSONALE?

Të dhënat personale janë çdo informacion që lidhet me ju si person fizik, për shembull: emri dhe mbiemri, numri unik i sigurimeve shoqërore, numri i telefonit, të dhënat e vendndodhjes, identifikuesi i internetit, të dhënat e një natyre financiare si një kartë krediti për blerjen e disa produkte, pra të dhëna personale janë çdo informacion përmes të cilit një person fizik i caktuar mund të identifikohet drejtpërdrejt ose tërthorazi.

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE?

Zegin SH.P.K, Shkup me seli në Rr. “Naroden Front” nr. 5-3/1, si pronar i domenit, zegin.com.mk është kontrollues i përbashkët së bashku me kompanitë tjera në grupacionin Zegin (MOJA APTEKA Shkup, ZEGIN FARM Shkup, Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska, ZEGIN MEDIKA SHPKNJP, Shkup, ZEGIN HEALTHY FOOD Shkup, Zegin Farm Ortopedik SH.P. K.) deri te të cilat mund të dorëzohen të dhënat tuaja personale, për të realizuar marrëdhënien me Ju dhe për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja.

Dorëzimi i çdo informacioni ose përmbajtjeje nga ana Juaj si subjekt i të dhënave personale (në tekstin e mëtejmë si Përdorues) është vullnetar dhe i nënshtrohet Kushteve të Përdorimit të cilat janë pjesë integrale e kësaj Politike të Privatësisë (në tekstin e mëtejmë si “Politika “).

Me këtë Politikë rregullohet e drejta e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave personale që i nënshtrohen përpunimit. Ju lutemi lexoni Politikën dhe kontrolloni herë pas here pasi ne rezervojmë të drejtën ta ndryshojmë atë sipas aktiviteteve dhe ndryshimeve tona.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me pikat që përfshihen nga kjo Politikë, lirisht mund të kontaktoni Zyrtarin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Marija Peshevska-Stanishiq në emailin: marija.stanisic@zegin.com.mk  dhe/ose në numrin e telefonit 02/ 3241-677.

Me regjistrimin dhe identifikimin tuaj në faqen tonë të internetit, ju deklaroni se jeni njohur dhe jeni dakord me përmbajtjen e Politikës sonë të Privatësisë.

Ju mund të gjeni informacione më të detajuara në Udhëzimin për regjistrim në faqen tonë të internetit në këtë link.

Gjithashtu, keni mundësinë për të fshirë Profilin tuaj. Informacione më të detajuara keni në Udhëzimin për ç’regjistrimin që gjendet në këtë link.

TË DHËNAT E KUJT I MBLEDHIM?

Ne mund të mbledhim të dhëna në lidhje me këto kategori të personave:

  • Vizitorë të faqes sonë www.zegin.com.mk, konsumatorë potencial dhe
  • Konsumatorë, përdorues të shërbimeve dhe produkteve.

CILAT TË DHËNA PERSONALE I MBLEDHIM?

Të dhënat e identifikimit: emri, mbiemri, numri i telefonit, e-posta, adresa e dorëzimit.

Të dhënat e profilit të përdoruesit: emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi, porositë e bëra, të dhënat e porosive, preferencat.

Të dhënat e vizitës së faqes së internetit: informacione për faqet e internetit të ueb-sajtit të vizituara nga Përdoruesi, ueb- faqet që e ridrejtuan Përdoruesin në faqen e internetit të zegin-it, ueb-faqet që Përdoruesi vizitoi përmes linqeve të paraqitura në faqen e internetit të zegin-it, data dhe ora e vizitave, IP adresa e përdoruesit/ IP adresa  e pajisjes-kompjuterit/tabletit/telefonit nga i cili bëhet porosia, lloji i shfletuesit të internetit që përdor Përdoruesi, fjalë kyçe të përdorura nga Përdoruesi gjatë kërkimit në direktorinë zegin, numri i përdoruesve që kanë parë shpalljen në internet (baner) në ueb-faqen zegin, numri i klikimeve të shpalljeve në internet (baner) në ueb-faqen zegin.

Të dhëna të natyrës financiare: Ne mund të kemi akses në informacionet e pagesës, si për shembull, akses deri te lloji i kartës së pagesës, data dhe ora e transaksionit, shuma e transaksionit, pjesë të kufizuara të numrit të kartës (në mënyrë të lejuar përgjithësisht nga lëshuesit e kartës së pagesës), të dhënat e porosisë, numri i identifikimit të porosisë.

Këto të dhëna gjithashtu do të mblidhen dhe përpunohen nga e furnizuesit tanë të besuar si palë e tretë (NLB Tutunska Banka), në përputhje me termat dhe kushtet e politikave të tyre të privatësisë dhe kushteve të përdorimit.

Gjatë zbatimit të porosive, kur do të futni të dhënat tuaja personale, procesi i autorizimit të terminalit virtual POS transferohet në portalin e qendrës së përpunimit të NLB Bankës, ku Ju futni të dhënat e nevojshme për kartën: emrin dhe mbiemrin e përdoruesit të kartës, numrin e  kartës , kodin e sigurisë dhe datën e skadencës së kartës, për të autorizuar transaksionin.

Të dhënat tuaja personale, ne i përpunojmë, në përputhje me dispozitat pozitive ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

NGA MBLIDHEN TË DHËNAT PERSONALE?

 

Të dhënat personale mblidhen direkt nga Ju, kur regjistroheni si Përdorues, kur bëni porosi, kur pajtoheni të pranoni oferta marketingu (newsletter), përmes përdorimit tuaj të faqes sonë të internetit, përmes emailit tonë: zeginonline@zegin.com.mk ose kur në ndonjë mënyrë komunikoni me ne.

 

PËR ÇFARË QËLLIMI I PËRDORIM TË DHËNAT PERSONALE?

  • T’u përgjigjigjemi pyetjeve rreth produkteve dhe shërbimeve tona, kërkesave, sugjerimeve, ankesave.
  • Për realizimin e porosisë, transaksioneve të pagesave, dorëzimin e produkteve, kthimin e produktit dhe fondeve, zgjidhjen e ankesave në mënyrë të besueshme dhe efektive.
  • Të dhënat e porosive dhe pagesave mund të përdoren për zhvillimin e marketingut dhe biznesit, analizën, zbulimin e mashtrimit dhe vjedhjeve në lidhje me shitjet në internet në përputhje me dispozitat ligjore.
  • Dorëzimi i ofertave të drejtpërdrejta të marketingut, informacione për zbritje, përmes emailit dhe mesazheve me tekst, telefonit ose postës.
  • Për të optimizuar online përvojën e përdoruesit, mesazhet dhe promovimet e personalizuara të marketingut që janë rezultat i analizës algoritmike dhe parashikimit të preferencave, interesave dhe sjelljeve.
  • Për të hulumtuar dhe monitoruar sjelljen e Përdoruesit, zakonet dhe interesat e tij, për të analizuar efektivitetin e reklamave, për qëllime statistikore dhe për të përmirësuar shërbimet e ofruara. Për këtë qëllim, ne mund të përdorim Google Analytics. Zegin mund t’i përpunojë këto informacione në formë të personalizuar së bashku me informacionet tjera rreth Përdoruesit, të cilat i ka dorëzuar gjatë regjistrimit.
  • Për të marrë zbritje dhe përfitime nëpërmjet pjesëmarrjes suaj në Programin tonë të Besnikërisë, shpërblime, anketa ose kërkime, edukime.

BAZA LIGJORE PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

Çdoherë që përpunojmë të dhënat tuaja personale, për një përpunim të tillë, ne kemi bazë ligjore. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale mund të jetë:

  • Pëlqimi juaj – Kjo vlen kur jepni të dhënat tuaja personale dhe pranoni që ne t’i përpunojmë ato në mënyrë që t’Ju ofrojmë një shërbim konkret, për shembull:
  1. Ju nga ana jonë mund të merrni komunikime marketingu. Ne mund t’i përdorim të dhënat tuaja të identifikimit, kontaktin, preferencat dhe të dhënat e profilit të përdoruesit për të gjetur se cilat produkte, shërbime dhe promovime marketingu do të ishin me interes për Ju, vetëm pasi të jepni Ju pëlqimin tuaj. Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, përmes opsionit të tërheqjes, sa herë që merrni oferta marketingu përmes emailit. Gjithashtu, për të tërhequr pëlqimin tuaj për ofertat e marketingut, mund të na dërgoni informacione në këtë email: zeginonline@zegin.com.mk, ose të kontaktoni Zyrtarin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  2. Ne mund të ruajmë disa Biskota në pajisjen tuaj. Biskotat janë skedarë tekstual të vegjël tekstual që vendosen në pajisjen tuaj nga faqet e internetit që vizitoni. Mund të vendosim Biskota analitike (këto njihen gjithashtu si biskota të performancës dhe masin/regjistrojnë ndërveprimin tuaj me faqen tonë në mënyrë që të mund të bëjmë përmirësime) në pajisjen tuaj. Ju lutemi, shikoni Politikën tonë të Biskotave në faqen tonë të internetit për më shumë informacione në lidhje me llojet e ndryshme të biskotave që përdorim, si dhe qëllimin e tyre.
  • Përmbushje të kontratës – Kjo i referohet kur Ju na jepni të dhënat tuaja personale për të realizuar porosinë dhe për të bërë pagesën e produktit ose shërbim (për shembull, ju dëshironi të blini një produkt dhe ne mund të menaxhojmë logjistikën e lidhur me të).
  • Interesat tona legjitime – Kjo vlen kur Ju na siguroni të dhënat tuaja personale dhe ne i përdorim ato për:
  1. Mund t’i përdorim të dhënat tuaja personale për të procesuar pagesën që bëni kur blini ndonjë nga produktet/ose shërbimet tona (duke përfshirë verifikimin që pagesa Juaj është pa mashtrime ose aktivitete të tjera të dyshimta).
  2. Mund t’i përdorim të dhënat tuaja personale që të sigurohemi që faqet/aplikacionet tona të internetit funksionojnë siç duhet dhe janë të mbrojtura dhe të sigurta.
  3. T’u përgjigjigjemi pyetjeve dhe kërkesave tuaja.
  4. Për realizim të çdo kërkese ligjore ose për qëllime statistikore.
  • Për të respektuar detyrim të caktuar ligjor – Kjo vlen kur Ju na jepni të dhënat tuaja personale që ne duhet t’i ruajmë për arsyet tona ligjore (për shembull, kur blini një produkt të caktuar, ne duhet t’i ruajmë informacionet e transaksionit tuaj që të përputhen me taksën tonë dhe detyrimet e raportimit financiar).

KUSH MUND TË KETË QASJE TEK TË DHËNAT?

Së pari duam të theksojmë dhe të jemi të qartë se nuk i shesim të dhënat tuaja personale. Nëse është e nevojshme, ne mund t’i ndajmë të dhënat tuaja personale brenda grupacionit ZEGIN për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura, bazuar në marrëveshje të lidhur në të cilën detyrimet dhe përgjegjësitë tona ligjore në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale rregullohen reciprokisht.

Qasja gjithmonë kontrollohet mbi bazën e nevojës për të ditur (need-to-know basis), si ofrohet vetëm kur është e nevojshme për t’ju ofruar shërbimet e kërkuara ose për të na lejuar të kryejmë çdo funksion të nevojshëm ose legjitim. Aty ku lejohet, ne gjithashtu mund të ndajmë disa nga të dhënat tuaja personale, duke përfshirë të dhënat e mbledhura përmes Biskotave, për të përputhur dhe përditësuar informacionet që ndani me ne, për të kryer statistika bazuar në karakteristikat tuaja dhe për të personalizuar komunikimet tona me Ju.

Të dhënat tuaja personale, gjithashtu mund të përpunohen në emrin tonë nga furnizuesit tanë të besuar (palë të treta).

Ne mbështetemi te palët e treta të besuara për të kryer një sërë operacionesh afariste në emrin tonë. Ne u ofrojmë atyre vetëm informacionet e nevojshme për të kryer shërbimin dhe kërkojmë që ata të mos përdorin të dhënat tuaja personale për ndonjë qëllim tjetër.Ne gjithmonë, bëjmë përpjekjet tona më të mira që të sigurohemi, se të gjitha palët e treta me të cilat punojmë do t’i mbajnë të sigurta të dhënat tuaja personale. Për shembull, ne mund t’i besojmë shërbimet që kërkojnë përpunimin e të dhënave tuaja personale:

  • Agjencitë e reklamave, marketingut, mediave dixhitale dhe sociale për të na ndihmuar të zbatojmë reklamat, marketingun dhe fushatat, të analizojmë efektivitetin e tyre dhe të menaxhojmë me kontaktet dhe pyetjet tuaja, dhe lidhjen tonë;
  • Palë të treta që duhet t’Ju dorëzojnë produktin, p.sh. shërbimet e dërgesës;
  • Palë të treta që na ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve të TI-së, të tilla si ofruesit e platformave, shërbimet e pritjes, mirëmbajtja dhe mbështetja e bazave të të dhënave tona dhe softuerit dhe aplikacioneve tona;
  • Ofruesit e shërbimeve të pagesave si bankat dhe institucionet financiare të pagesave që kryejnë shërbime për ne, lidhur me realizimin e porosisë dhe pagesës;
  • Palë të treta të pavarura, operatorë telekomunikacioni, kompani për shërbime postare, partnerë marketingu si dhe institucione kompetente që kanë kompetenca ligjore që mund të përdorin të dhënat personale për qëllimet e tyre.

Raporti ynë me palët e treta, rregullohet në bazë të marrëveshjes ligjore të detyrueshme, e cila rregullon marrjen e masave të duhura për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave tuaja personale.

MBARTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale nuk do të mbarten në shtete të treta jashtë Bashkimit Evropian ose Zonës Ekonomike Evropiane.

Në rastet kur Grupacioni Zegin transferon të dhëna personale në shtete të treta jashtë kufijve të Bashkimit Evropian ose Zonës Ekonomike Evropiane, marrim masat e duhura për të siguruar, që gjatë transferimit të zbatohet niveli i duhur i mbrojtjes së të dhënave personale, duke lidhur marrëveshje për përpunimin e të dhënave personale (klauzolat standarde kontraktuale të nxjerra nga Komisioni Evropian ose Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, klauzola të tjera kontraktuale ose mekanizma mbrojtës).

SA KOHË RUHEN TË DHËNAT?

Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale, aq kohë sa është e nevojshme për t’u ofruar shërbimin/shërbimet e kërkuara ose për të përmbushur detyrimet tregtare dhe ligjore. Për të përcaktuar periudhën e ruajtjes së të dhënave tuaja personale, marrim parasysh disa kritere për t’u siguruar që të mos i mbajmë të dhënat tuaja personale më gjatë se sa është e nevojshme. Këto kritere janë si në vijim:

  • Qëllimi për të cilin ne mbajmë të dhënat tuaja personale;
  • Detyrimet tona ligjore dhe rregullatore në lidhje me të dhënat personale, për shembull detyrimet që rrjedhin nga veprimet financiare dhe parashtrimet e raporteve financiare;
  • Nëse marrëdhënia jonë me Ju është aktuale, gjegjësisht aktive, për shembull nëse keni një profil aktiv përdoruesi në faqen tonë të internetit, nëse vazhdoni të merrni komunikime marketingu ose nëse rregullisht kërkoni ose blini produkte përmes faqes sonë të internetit;
  • Nëse Ju më nuk i porositni produktet tona, për shembull, nëse nuk dëshironi të merrni email-e nga ne, nëse nuk vizitoni faqen tonë të internetit;
  • Çdo kërkesë konkrete nga ana juaj në lidhje me fshirjen e të dhënave tuaja personale; dhe
  • Interesat tona legjitime të biznesit në lidhje me menaxhimin e të drejtave tona, për shembull, mbrojtjen e çdo pretendimi ligjor ose për qëllime statistikore.

Ne veçanërisht ruajmë të dhëna të caktuara personale për periudhat në vijim:

  • Kur blini produkte dhe shërbime, ne ruajmë të dhënat tuaja personale gjatë periudhës që zgjatë marrëdhënia jonë kontraktuale;
  • Kur keni dhënë pëlqimin të merrni komunikime marketingu, ne i ruajmë të dhënat tuaja personale derisa Ju: (i) të kërkoni që ne të fshijmë të dhënat tuaja personale ose derisa të tërhiqni pëlqimin tuaj për të marrë komunikime marketingu; ose (ii) pas një periudhe të caktuar pasiviteti (dmth. kur nuk keni komunikuar me ne periudhë të caktuar kohore);
  • Kur Biskotat vendosen në kompjuterin tuaj, ato ruhen aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimet e tyre (për shembull, për kohën gjatë së cilës zgjat sesioni për Biskotat e shportave blerëse ose për Biskotat e identifikimit të sesionit).

Kur më nuk kemi nevojë të përdorim të dhënat tuaja personale, ato do të hiqen nga sistemi dhe evidenca ose do të anonimizohen në mënyrë që të mos mund të identifikoheni më nëpërmjet tyre.

TË DREJTAT E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE PERSONALE

Ju si subjekt i të dhënave personale keni këto të drejta:

  • E drejta të informoheni për përpunimin e të dhënave tuaja personale;
  • E drejta të keni qasje në të dhënat personale dhe kopjen e tyre;
  • E drejta të korrigjoni dhe fshini të dhënat personale nëse ato janë të paplota apo të pasakta, të përpunuara në mënyrë të paligjshme dhe qëllimi i përpunimit të tyre është përmbushur;
  • E drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave personale, nëse kundërshtoni saktësinë e tyre për kohën që na duhet të kontrollojmë saktësinë e tyre, përpunimi është i paligjshëm, por Ju kundërshtoni fshirjen e tyre dhe kërkoni kufizimin e përdorimit të tyre, nuk ka nevojë më të ruhen nga ana jonë, por janë të nevojshme për përmbushjen e kërkesave tuaja ligjore, kundërshtoni përpunimin e tyre bazuar në interesat tona legjitime derisa të konfirmohet se ato mbizotërojnë mbi interesat tuaja si subjekt i të dhënave personale;
  • E drejta të kundërshtoni përpunimin e të dhënave personale kur ato përpunohen në bazë të interesit tonë legjitim. Ju në çdo kohë keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin për marketing të drejtpërdrejtë dhe profilizimin në lidhje me marketingun e drejtpërdrejtë;
  • E drejta për mbartje të të dhënave, domethënë për të marrë të dhënat tuaja personale në format të strukturuar të lexueshëm nga makina ose për t’u bartur në ndonjë kompani tjetër, të cilat janë të mbrojtura në mënyrë të automatizuar, bazuar në kontratë ose me pëlqimin tuaj.

Për informacione shtesë dhe/ose realizimin e të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund ta kontaktoni Zyrtarin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Marija Peshevska-Stanishiq në emailin: marija.stanisic@zegin.com.mk  dhe/ose në numrin e telefonit 02/ 3241-677.

 

Kërkesa për realizimin e të drejtave për të dhënat personale:

Formular nr. 1 – Kërkesë për qasje deri te të dhënat personale

Formular nr. 2 – Kërkesë për korrigjim të të dhënave personale

Formularinr. 3 – Kërkesë për fshirje të përpunimit të të dhënave personale

Formular nr. 4 – Kërkesë për të kufizuar përpunimin e të dhënave personale

Formular nr. 5 – Kërkesë për mbartje të të dhënave personale

Formular nr. 6 – Kërkesë për tërheqje të pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale

Formular nr. 7 – Kundërshtim për përpunimin e të dhënave personale

CILAT TË DHËNA JANË TË DETYRUARA DHE CILAT JANË ALTERNATIVE?

Të dhënat që janë të domosdoshme për realizimin e porosive dhe operacioneve të pagesave janë të detyrueshme, në të kundërt porosia nuk do të mund të kryhet.

PROCES I AUTOMATIZUAR I VENDIMMARRJES, PROFILIZIMI

Ne mund të përdorim proces të automatizuar të marrjes së vendimeve, duke përfshirë profilizimin në procesin e përpunimit të të dhënave tuaja personale bazuar në pëlqimin e dhënë më parë për aktivitetet e marketingut. Ne mund të analizojmë të dhënat tuaja personale duke u bazuar në të dhënat demografike, të dhënat e kërkimit, historikun e blerjeve. Duke u bazuar në këtë analizë, ne mund t’Ju japim ofertë të caktuar për produkte të caktuara.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me vendimmarrjen e automatizuar, jeni të lirë të na kontaktoni përmes detajeve të kontaktit të Zyrtarit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të lartëpërmendur.

E DREJTA PËR KUNDËRSHTIM DERI TEK AGJENCIA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ju keni të drejtë të parashtroni kundërshtim në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) kundër përpunimit të të dhënave tuaja personale nëse konsideroni se e drejta juaj për mbrojtjen e të dhënave personale është shkelur. Këtë të drejtë mund ta ushtroni duke parashtruar Kërkesë deri tek AMDHP-ja, përmes kontaktit në vijim email: info@privacy.mk ose duke vizituar ueb-faqen: https://dzlp.mk/prizlnlp.

NDRYSHIM I POLITIKËS SË PRIVATËSISË

Politika e privatësisë rregullisht do të ndryshohet dhe plotësohet  sipas ndryshimeve dhe aktiviteteve tona.

Mars, 2024