PROGRAMI RINIA- # HUB RINIA

KY PROGRAM DO TA PËRSHPEJTOJË KARRIERËN TUAJ DHE DO T’JU JAPË PERSPEKTIVË TJETËR PËR TË ARDHMEN!

Dallohemi nga pasioni në punë, çdo ditë motivohemi për të ecur më tej, arrijmë më shumë!

Përsosmëria nuk është akt, por ajo që çdo ditë bëjmë!

Projekti “Zegin Mlаdina” përbëhet nga disa nënprojekte të ndërlidhura mes vete, dhe ato janë:

  • “Zegin Sfera” dhe Qendra e Trajnimeve – platformë e brendshme për mësim përmes përmbajtjes interaktive dhe qendër trajnimi, e cila është hapësirë e dedikuar posaçërisht për zhvillimin e të punësuarve, studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme.
  • “Karriera ime, e ardhmja ime” – Programi i Talenteve – zhvillim karriere përmes trajnimeve dhe përmirësimeve për zhvillim personal dhe profesional, me mirënjohje dhe udhëtime shpërblyese për më të suksesshmit në projekt.
  • “Nga banka shkollore deri te karriera me e-mëso SFERA” – Program për nxënësit e shkollave të mesme, që zhvillohet paralelisht me arsimin e tyre formal.
  • “Student” – Programi Studentor – program për studentët për mësim përmes përmbajtjes interaktive, trajnime dhe angazhim si ambasadorë të markës.
  • “Klubi Veror” – punë praktike e paguar për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, përmes mentorimit në një farmaci reale dhe të simuluar brenda qendrës së trajnimit.

Program për bursim përmes Fondacionit Dr. Verica Mehandziski.

#APLIKO #PUNËSOHU #MËSO PËRMES LOJËS #UDHËTO

Projekti përfaqëson program karriere për punonjësit e rinj dhe ekzistues përmes qasjes inovative dhe të unifikuar për zhvillimin e karrierës, transparencës në proceset dhe monitorimin e rezultateve me mirënjohje dhe shpërblime.

I mbështesim punonjësit tanë në rrugëtimin e tyre të karrierës, krijojmë brezin e ri të profesionistëve të rinj, duke ofruar prakticizëm në punë dhe mbështetje të vazhdueshme në punë, përmes projekteve dhe programeve të ndryshme për avancimin e punës në fushën e resurseve njerëzore.

Kolegët që ishin të përkushtuar dhe arritën rezultate të jashtëzakonshme kontribuan për të qenë ndër punonjësit më të mirë në periudhën e kaluar. U dhamë mirënjohje dhe paketë udhëtimi në destinacione të ndryshme sipas zgjedhjes së tyre.

NË VENDIN E DUHUR JE!