Prezantimi i punës përmes trajnimeve dhe stërvitjeve të specializuara janë pjesë e vizionit të kompanisë Zegin si themel i suksesit të ardhshëm të procesit të trajnimit të punonjësve të rinj dhe punonjësve ekzistues.
Në kuadër të Qendrës së Trajnimeve, do të trajnohet kuadri profesional i sapo punësuar dhe kuadri i mëparshëm do të trajnohet përmes programeve të specializuara dhe zgjidhjeve sistemore dixhitale për zbatim praktik, kështu që do të mundësohet aftësim profesional për periudhë të shkurtër dhe avancimi i tyre në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës.
Qendra e trajnimit përfshin 150 metra katrorë hapësirë të pajisur bashkëkohore, brenda së cilës pjesëmarrësit kanë të gjitha kushtet për të përvetësuar njohuritë e reja përmes prezantimeve teorike dhe praktike të udhëhequra nga ekspertë të trajnuar dhe të certifikuar për të dhënë këtë lloj trajnimi.