Hyrja e punonjësve të rinj paraqet proces të ofrimit të drejtimeve, udhëzimeve dhe edukimit të personave që kohëve të fundit kanë filluar të punojnë në Zegin. Struktura e kompanisë, kultura, procedurat e punës, obligimet e punës, mjetet e punës dhe personat me të cilët do të punojnë janë pjesë e udhëzimeve që do të marrin punonjësit e rinj, me qëllim që më lehtë dhe më shpejtë të përshtaten në vendin e ri të punës.
Një nga mënyrat më praktike të trajnimit që kandidatët për punë dhe punonjësit e rinj do të kenë mundësinë të takojnë është platforma e gamifikimit- “të mësuarit përmes lojës”, e cila është posaçërisht e krijuar që përmes saj të mund të fitohen njohuri të reja në mënyrë interesante, argëtuese dhe unike në fushën e farmacisë dhe asortimentin e produkteve që ofrojmë.
Duke qenë se farmacia është një industri e gjerë dhe gjithnjë në ndryshim, dhe ne synojmë të ndjekim trendet farmaceutike, mënyra më e mirë për kuadrin e ri që të fitojë njohuri shtesë është nëpërmjet praktikave me pagesë dhe mbështetjes së vazhdueshme nga punonjës më me përvojë. Punonjësit kanë mundësi më lehtë t’i tejkalojnë sfidat e punës duke punuar drejtpërdrejt në mjedisin e punës, duke përdorur të gjitha mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrimeve të punës. Në këtë mënyrë, punonjësit në mënyrë konkrete janë të orientuar kah qëllimi i caktuar dhe zgjidhin sfida të caktuara.
Aplikimi i mënyrave të dëshmuara për zhvillimin e mbështetjes të punonjësve të rinj dhe kualifikimi i tyre është ajo që na nxiti të ofrojmë programin e mentorimit “Mentori Im”, i cili synon të lidhë punonjësin e ri me mentorin e tij. Qëllimi është që mentori t’i japë këshilla, ta orientojë dhe ta ndihmojë të zotërojë materialin e punës dhe të kalojë provimin profesional përfundimtar. Procesi i mentorimit është proces dinamik dhe interaktiv i të nxënit të përbashkët që do të realizohet në një periudhë më të gjatë kohore dhe do të zhvillohet në disa hapa:
Në mes dhe në fund të programit të mentorimit bëhet vlerësimi i detyrueshëm i kandidatit dhe puna mentoruese e mentorit, në bazë të së cilës merret vendim për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit të mentorimit.
Gjatë programit të mentorimit, do të nënshkruhet një kontratë ndërmjet kompanisë/mentorit dhe personit të mentoruar.
Akademitë dhe trajnimet e certifikuara gjithashtu janë pjesë e pashmangshme e procesit të trajnimit të punonjësve të rinj, të cilat kryhen nga ekipi i profesionistëve të Zegin-it. Përmes qendrës së trajnimit, garantohet sukses në punë dhe njohje me risitë dhe ndryshimet më të fundit në farmaci.