MUNDËSI PËR PUNËSIM

Puna në Zegin u ofron të gjithë punonjësve mundësinë për të fituar përvojë dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre në një organizatë moderne, e cila shpejtë ndryshon dhe ndikon në mbarë shoqërinë. Zegin zgjon iniciativën e punonjësve për të mësuar vazhdimisht diçka të re në lidhje me industrinë farmaceutike, për të marrë pjesë aktive në mjedisin e punës duke shkëmbyer ide kreative, për të punuar në një mjedis stimulues dhe mbështetës.

Suksesi, ekzistenca dhe funksionimi ynë për më shumë se tri dekada, i takon personelit profesional dhe të përkushtuar, menaxhimit të mirë dhe strategjisë së zhvillimit të bazuar në arritjet më moderne botërore. Prandaj, punësimi në Zegin është më shumë se një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e karrierës.

Me infrastrukturë më të mirë dhe rrjetin më të madh të distributiv, gjithmonë jemi në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të bëhen pjesë e familjes sonë profesionale. Vëmendje të madhe i kushtojmë zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm nga profile të ndryshme, të cilët do t’i bashkohen ekipeve tona të suksesshme ekzistuese.

Në përputhje me strategjinë për rritje dhe avancim të vazhdueshëm, ne rezervojmë të drejtën, nëse paraqitet nevoja për kuadër të ri, të talentuar dhe të motivuar gjatë vitit, të kontaktojmë kandidatët e interesuar.