GJITHÇKA QË DUHET TË DINI RRETH PROGRAMIT "MENTORI IM"

Procesi i mentorimit është proces dinamik dhe interaktiv i të nxënit të përbashkët që do të realizohet në një periudhë më të gjatë kohore dhe do të zhvillohet në disa hapa.

NGA KUSH DO TË UDHËHEQET PROGRAMI I MENTORIMIT?

Ekipi i farmacistëve tanë, teknikëve të farmacisë dhe asistentëve të shitjes krijuan programin e mentorimit i cili përfaqëson kontributin e tyre personal për model të suksesshëm dhe efektiv të mentorimit.

Section Image

REALIZIMI I PROGRAMIT TË MENTORIMIT

“Trajnim i mirëseardhjes” nga sektori i RNJ;

  • Cilat janë benefitet e Programit të Mentorimit, caktimi i mentorit, njoftimi i mentorit për fillimin e programit;
  • Takimi i parë – mentori dhe i mentoruari, definimi i kohëzgjatjes së programit të mentorimit në faza;
  • Evidencë e aktiviteteve nga ana e mentorit për rezultatet e arritura së bashku me kandidatin.
Section Image

TË MËSUARIT PËRMES PUNËS

Do ta zbuloni biznesin tonë përmes një sërë detyrash pune. Pikëpamja jonë strategjike është të mësuarit përmes një mjedisi testimi dhe programi të krijuar për hyrje të lehtë dhe të shpejtë në punë.

Të mësuarit nga të tjerët

Do të mentoroheni nga profesionistë të mëdhenj, do të trajnoheni dhe do merrni informata kthyese për të njëjtat. Të përkushtuar ndaj suksesit, çdo ditë do të komunikoni dhe do të mësoni nga kolegët tuaj, si dhe do të keni një mentor – një mik për t’ju ndihmuar të qarkulloni në udhëtimin tuaj të ri.

Të mësuarit formal

Ky udhëtim përmes mentorimit bëhet që ta zhvillojmë gjeneratën tonë të ardhshme të punonjësve të suksesshëm. Për këtë qëllim ne kemi Qendrën e Trajnimeve dhe përmes programeve të ndryshme, mentorëve dhe trajnerëve do të merrni certifikata të vlefshme për suksesin në karrierën tuaj.

Modeli ynë i të mësuarit dhe rezultatet e shpejta e përcaktojnë pasqyrën tonë të suksesit.

Section Image

SEKTORI – RESURSET NJERËZORE

  • I njoftojnë të mentoruarit dhe mentorët me programin e mentorimit;
  • E përcjellin procesin e mentorimit përmes intervistave periodike me mentorë dhe persona të mentoruar;
  • E respektojnë besnikërinë ndërmjet mentorit dhe personit të mentoruar.
Section Image

PËRGJEGJËSITË E MENTORIT:

  • Është në dispozicion për personin e mentoruar;
  • Mentoron sipas programit të mentorimit;
  • Ndan njohuritë, ekspertizën e tij dhe ndihmon në të mësuarit;
  • Garanton për besnikërinë e informacioneve të cilat i ndanë me kandidatin;
  • Jep informatë të duhur kthyese dhe përgjigjet në pyetjet e personit që mentorohet.
Section Image

PERSONI I MENTORUAR ËSHTË I OBLIGUAR TË:

  • Të respektojë kohën e mentorit;
  • Të jetë i hapur për bashkëpunim dhe të pranojë sugjerime dhe informata kthyese;
  • Të garantojë për besnikërinë e informacioneve të cilat i ndanë me mentorin;
  • Të merr pjesë aktive në proces, të përcjellë dhe parashtrojë pyetje;
  • Pas përfundimit të programit, të hyjë në testim.
Section Image

MENAXHMENTI ËSHTË PËRGJEGJËS TË:

Zbatojë shqyrtim periodik të procesit të vlerësimit.

Section Image

PROGRAMI I MENTORIMIT PËRFSHIN:

  • Trajnim për teknikë farmaceutikë që nuk kanë certifikatë të provimit shtetëror;
  • Trajnim për Farmacistë të licencuar për Master Farmacie;
  • Praktikë e detyrueshme prej 6 muajsh – me mentor;
  • Praktikim (praktikë me pagesë) – verore.

Gjatë gjithë procesit të mentorimit, mentori duhet të përpiqet që i mentoruari të jetë i gatshëm për të kaluar me sukses provimin profesional.

Section Image