KOMPANIA ZEGIN DHE FONDAKSIONI “DR. VERICA MEHANDZHISKA” ME NJË DONACION TË RËNDËSISHËM PËR SPITALIN E PËRGJITHSHËM “8 SHTATORI” – SHKUP
Postim

Kompania Zegin dhe Fondacioni “Dr. Verica Mehandzhiska” dje dhuruan pajisje mjekësore për repartin e mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase dhe duke treguar edhe një herë shembull të përgjegjësisë shoqërore. Vlera e përgjithshme e këtij donacioni të rëndësishëm arrin rreth 140.000 euro.

Bëhet fjalë për një dhomë hiperbarke, e cila do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në trajtimin e pacientëve me djegie, në trajtimin dhe shërimin e pacientëve me plagë kronike që vështirë shërohen, me këmbë diabetike, si dhe për trajtime pas operacioneve, por edhe për sportistët me lëndime sportive, për forcimin e performancave të tyre sportive. Pajisja do të jetë në dispozicion edhe për repartet e kirurgjisë plastike, pneumologjisë, dermatologjisë dhe repartet e tjera.

Përveç kësaj, u dhurua edhe një kondicioner i ri, dy tavolina multifunksionale për rehabilitim fizik, të cilat përdoren në rehabilitimin neurologjik, ortopedik, të fëmijëve, për personat me aftësi të kufizuara, në rehabilitimin geriatrik, rehabilitimin pas mjekësisë sportive, rehabilitimin mendor etj., si dhe një shirit vrapimi.
Në projektin për dhomën hiperbarke është punuar për pesë muaj, ndërsa qëllimi përfundimtar është krijimi i kushteve më të mira për një kujdes shëndetësor më cilësor dhe më të afërt për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këto trajtime.