Farmaci të reja – Tetovë 7 dhe Shkup-Veri
Postim
Cili është roli i Farmacistit në barnatoret e Zegin-it?
Pjesëmarrja aktive në projektin dhe simpoziumin SMART Farmacist, i cili është një model inovativ për nxitjen e ndryshimeve në arsim dhe praktikës në farmaci, pjesëmarrësit tanë – farmacistët magjistër, vazhdimisht përmirësojnë kompetencat e tyre në komunikim me mjekët, si dhe në ngritjen e cilësisë së shërbimit, arritjet e rezultateve klinike të pacientëve, farmakoterapinë racionale, reduktimin e efekteve negative, identifikimin e shpejtë të problemit dhe proaktivitet më të madh. Këto kompetenca përmirësojnë treguesit për cilësi më të lartë në praktikë, ndjekje më të madhe të pacientit dhe forcimin e bashkëpunimit me të gjitha palët e përfshira.
Standardin më të lartë të kujdesit farmaceutik, të cilin e parashtron projekti SMART Farmacist, me përqëndrim në edukimin e pandërprerë dhe zhvillimin profesional të farmacistëve që ne si kompani vazhdimisht e monitorojmë, nga e cila përfitojnë si farmacistët ashtu edhe pacientët.
Punonjësit tanë – Farmacistët SMART janë ambasadorë shëndetësorë që vendosin standarde në kujdesin e pacientit, duke promovuar rolin dhe përgjegjësinë ndaj komunitetit, duke mbajtur qasje inovative profesionale në punën e tyre.