Çmimi i vendit të dytë për HR-në më të njohur – Praktika e Vitit – “HUB#RINIA”

31.07.2024

17. 05. 2024 ishte një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për kompaninë Zegin.

Për herë të parë, kompania Zegin u nominua në Konkursin për përzgjedhjen dhe ndarjen e çmimeve të HR-së për vitin 2023 të organizuar nga Shoqata e Maqedonisë për Resurse Njerëzore.

Të nominuar në kategorinë HR-ja më i njohur – Praktika e Vitit – “HUB#RINIA”, ku zumë vendin e dytë.

Platforma është kombinim inovativ dhe unik i të gjitha proceseve përmes një qasjeje të unifikuar të ueb-it nga brending deri tek prezantimi përmes gamifikimit dhe mentorimit, mbështetjes në zhvillimin personal dhe karrierën e punonjësve përmes programit për zhvillim, programit të talentëve dhe përcjellja e rezultateve me sistem shpërblimi me udhëtim. Me praktikën, kompania Zegin kontribuoi dukshëm më shumë në motivimin dhe kënaqësinë e punonjësve.

Kjo mirënjohje është një dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm të kolegëve tanë për kompaninë tonë. Angazhimi për të nxitur atmosferë pune pozitive dhe produktive nuk mbeti pa u vërejtur. Profesionalizëm i jashtëzakonshëm dhe iniciativë në të gjitha përpjekjet.