Miqësitë e vërteta janë të forta dhe të sinqerta, plot dashuri, mirëkuptim dhe humanizëm.
Miqësia shumëvjeçare mes Fondacionit Dr. Verica Mehanxhiska, Kompania Zegin dhe S.O.S Fshati i Fëmijëve, kontribuan këtë vit që të strehuarit nga SOS Fshati i Fëmijëve të shijojnë kampin veror në Ohër dhe ditët pa shqetësime, të mbushura me shumë lojëra, këngë dhe gëzime.
Anëtarët e vegjël dhe të mëdhenj të këasaj familjeje të bukur dhe të madhe, para fillimit të vitit shkollor, shijuan dhjetë ditë relaksi dhe kënaqësi buzë liqenit, të pëgatitur për një fillim të ri dhe të freskët të vitit të ri shkollor të suksesshëm.
“Humanizmi si degë karakteristike e Zegin-it që në zanafillë, vazhdon të rritet dhe zhvillohet përmes Fondacionit tonë. Bashkëpunimi me S.O.S Fshatin e Fëmijëve do të vazhdojë më tutje dhe shpresojmë që së bashku të realizojmë edhe shumë projekte të tjera të suksesshme, sepse çdo fëmijë e meriton lumturinë”, na deklaruan pronaret e kompanisë Zegin dhe Fondacionit Dr. Verica Mehanxhiska, Viktorija dhe Hristina Mehanxhiski.