Marija Koceva Zafirovski

30.07.2024

Cilat ishin hapat e zhvillimit të karrierës suaj në Zegin ?

Karriera ime në Zegin ka nisur 21 vjet më parë. Kur fillova të punoj isha në studime, në Fakultetin e Farmacisë Qirili dhe Metodi, në vitin e fundit dhe më kishin mbetur edhe 5 provime, kështu që u punësova si Teknik Farmacist (kisha mbaruar shkollën e mesme farmaceutike).

Si çdo student i ri, qëllimi im ishte të shihja dhe të mësoja se çfarë do të thotë të jesh në anën tjetër të sportelit duke u shërbyer nevojave të pacientëve, dhe ëndrra ime ishte të punoja në laborator (analitikë dhe hulumtime të barnave). Nuk isha e vetëdijshme se çfarë më pret, dhe se kjo punë nuk është vetëm një rrugë e gjatë në të cilën do hapëroj dhe do përballem me sfida të ndryshme, por një shkallë që çdo ditë do të ngjitem lart e më lart. Fillimet për mua ishin sfiduese, vazhdimisht kuptoja dhe mësoja gjëra të reja nga “mentorët” më të mirë (të paktën kështu ndihesha për kolegët e mi që iu përkushtuan trajnimit tim) duke punuar në zyrë dhe duke mësuar çdo ditë për kujdesin ndaj pacientëve dhe nevojat e tyre. Eksitimi dhe sfidat vazhduan të rriteshin brenda meje. Pas përfundimit të fakultetit dhe përvojës dyvjeçare të fituar në farmaci, u emërova Udhëheqës i Farmacisë. Me kalimin e viteve, vazhdimisht kam përmirësuar njohuritë e mia dhe jam edukuar në tema të ndryshme që kanë të bëjnë me farmacinë dhe produktet e reja që dalin në shitje në tregun e farmacisë. Thonë se këmbëngulja gjithmonë jep rezultate, këtë e konfirmoj me përvojën time të gjatë dhe punën time në Zegin. Përparimi dhe ngritja ime e radhës në karrierë ka qenë përgjegjësia për 10 farmaci- filiale në pozicionin e Menaxherit Rajonal, ku kam qenë përgjegjëse për disa filiale dhe ekipe, organizim dhe rrjedhshmëri normale të punës dhe punonjësve të farmacive. Aktualisht jam në pozicionin e Menaxherit Rajonal dhe kam përgjegjësi më të madhe për 17 filiale-farmaci. Pas çdo avancimi profesional pasonin trajnimet profesionale si për shembull: mbështetja kompjuterike, trajnimet e vazhdueshme me kompani të kualifikuara për të mbështetur kompanitë që përdorin koncepte dhe teknika moderne të menaxhimit, për të arritur realitetin e dëshiruar, duke rritur kreativitetin dhe vetëhulumtimin, trajnimet për lidership, Programim Neuro-Linguistik (NLP).

Na tregoni për Zegin Rininë – trajnimin e punonjësve të rinj nga ana e mentorëve?

Këtë vit është zhvilluar Programi i Mentorimit “Zegin Rinia” me Qendër të veçantë Mentorimi, për të gjithë të rinjtë me arsim të mesëm apo arsim të lartë farmaceutik, kështu që ata do të udhëhiqen nga Mentorë të licencuar që kanë marrë pjesë edhe në përpilimin e këtij programi. Ky është një sistem krejtësisht i ndryshëm dhe unik për punësimin e kandidatëve, një mënyrë e re për të fituar përvojë dhe njohuri, përmirësimin e aftësive të kandidatëve me ose pa përvojë pune, për të cilën jam veçanërisht e lumtur, dhe po qe se do kishte ekzistuar në kohën kur pata filluar punën, do kishte qenë një lehtësim i madh për mua.

Çfarë përfaqëson për Zegin-in pjesëmarrja e SMART Farmacistit, trajnimet që ndjekin farmacistët?

Kompania jonë vazhdimisht ndjek të gjitha trendet farmaceutike botërore dhe trajnimet profesionale, siç janë trajnimet farmaceutike SMART, të cilat i referohen ngritjes së kujdesit farmaceutik në një nivel tjetër, duke u fokusuar në rritjen analitike dhe profesionale. Programi është i dedikuar për farmacistët që punojnë në farmaci dhe ata duhet të kenë njohuri të nivelit të lartë, aftësi vendimmarrëse, përqendrim më të lartë, përshtatshmëri, komunikim të shkëlqyer dhe stabilitet emocional.

A ekziston sistem mirënjohjeje dhe shpërblimi për punonjësit?

Përveç kujdesit ndaj pacientit, kujdesi ndaj punonjësve gjithashtu është shumë i rëndësishëm. Këtë vit, përveç mirënjohjeve dhe shpërblimeve të shumta financiare, Zegin-i organizoi një udhëtim shpërblyes për 15 punonjësit më të mirë të përzgjedhur që arritën rezultate solide në vitin 2023. Punonjësit që ishin pjesë e këtij udhëtimi shpërblyes gjashtëditor patën mundësinë të vizitojnë dhe përjetojnë zonat më të bukura të Italisë “Toskana dhe Çinkue Terre”. Mundësi për pjesëmarrje në këtë udhëtim shpërblyes patën punonjësit nga shitja me pakicë – farmacitë, magazinat – logjistika, online shop dhe sektori komercial. Ndjenja është e paçmueshme, kur për përpjekjet e investuara, dikush është mirënjohës dhe i shpërblen ato, shpjeguan punonjësit tanë për këtë përvojë. Falenderojmë të gjithë kolegët që arritën rezultate dhe ishin pjesë e këtij udhëtimi shpërblyes që i afroi dhe i bashkoi punonjësit dhe gjatë kohë do të flitet për kujtimet e bukura në Itali.  Sinqerisht besoj se kjo në të ardhmen do kthehet në traditë të bukur, që të shpërblehet suksesi i punonjësve.

Pse Zegin-i?

Nëse dëshironi më të mirën për veten tuaj, padyshim zgjidhni kompaninë Zegin.