Stipendione

Fondacioni Dr. Verica Mehanxhiska luan rol të rëndësishëm dhe vlerë të paçmueshme në tërësinë e kompanisë Zegin.

Mbështetja e përditshme e profesionistëve të farmacisë dhe përsosja e njohurive të tyre është me rëndësi vendimtare për shoqërinë dhe konsumatorët tanë. Për këtë arsye Dr. Verica Mehanxhiska ndan bursa të plota për rikualifikimin e asistetnëve të shitjes dhe trajnimin e teknikëve farmaceutikë, të cilët plotësojnë kushtet për të dhënë provimin profesional shtetëror që zyrtarisht të marrin certifikatë me titullin “Teknik farmaceutik”

Për të mbështetur studentët, për të motivuar të rinjtë për të studiuar dhe për të ndërtuar breza cilësorë që do të vazhdojnë të përhapin humanizmin në jetën e përditshme, Zegin përmes Fondacionit Dr. Verica Mehanxhiska ndanë edhe 10 (dhjetë) bursa për studentët e rregullt nga familjet e rrezikuara sociale të regjistruar në semestrin e parë dhe të dytë të integruar të studimeve në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup në vitin akademik 2023/2024.