Procesi i mentorimit është proces dinamik dhe interaktiv i të nxënit të përbashkët që do të realizohet në një periudhë më të gjatë kohore dhe do të zhvillohet në disa hapa.
Ekipi i farmacistëve tanë, teknikëve të farmacisë dhe asistentëve të shitjes krijuan programin e mentorimit i cili përfaqëson kontributin e tyre personal për model të suksesshëm dhe efektiv të mentorimit.
“Trajnim i mirëseardhjes” nga sektori i RNJ;
Do ta zbuloni biznesin tonë përmes një sërë detyrash pune. Pikëpamja jonë strategjike është të mësuarit përmes një mjedisi testimi dhe programi të krijuar për hyrje të lehtë dhe të shpejtë në punë.
Të mësuarit nga të tjerët
Do të mentoroheni nga profesionistë të mëdhenj, do të trajnoheni dhe do merrni informata kthyese për të njëjtat. Të përkushtuar ndaj suksesit, çdo ditë do të komunikoni dhe do të mësoni nga kolegët tuaj, si dhe do të keni një mentor – një mik për t’ju ndihmuar të qarkulloni në udhëtimin tuaj të ri.
Të mësuarit formal
Ky udhëtim përmes mentorimit bëhet që ta zhvillojmë gjeneratën tonë të ardhshme të punonjësve të suksesshëm. Për këtë qëllim ne kemi Qendrën e Trajnimeve dhe përmes programeve të ndryshme, mentorëve dhe trajnerëve do të merrni certifikata të vlefshme për suksesin në karrierën tuaj.
Modeli ynë i të mësuarit dhe rezultatet e shpejta e përcaktojnë pasqyrën tonë të suksesit.
Zbatojë shqyrtim periodik të procesit të vlerësimit.
Gjatë gjithë procesit të mentorimit, mentori duhet të përpiqet që i mentoruari të jetë i gatshëm për të kaluar me sukses provimin profesional.