DËSHIRONI TA FILLONI KARRIERËN TUAJ NË ZEGIN?

  • Ndiqni llojet dhe këshillat tona të dobishme për proces të suksesshëm punësimi! Hmmm… Dua të gjej punë, por nuk di si të krijoj CV-në…

KËSHILLA NGA NE, SI TË PËRPILONI ME SUKSES NJË BIOGRAFI TË SHKURTËR:

  • Ju duhet strukturë e qartë: Filloni me informacione personale që do të shkruhen në mënyrë koncize;
  • Rregulloni historinë tuaj akademike dhe të punës në rend të kundërt kronologjik – së pari filloni me të fundit;
  • Theksoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, si dhe ato të korrespondojnë me pozicionin e punës për të cilin po aplikoni;
  • Kujdes gabimet gramatikore dhe drejtshkrimore;
  • Zgjidhni format të përshtatshëm që do ti përmbajë informacionet kryesore;
  • Mos përdorni shumë ngjyra dhe dizajne – përpiloni biografi të qartë dhe të lexueshme.

Nëse nuk keni shabllon që do mund ta shfrytëzonit, aplikoni shabllonin tonë në vijim:

Plotësoni CV-në tuaj këtu

BIOGRAFIA JUAJ ESHTE SHQYRTUAR DHE CILI ËSHTË HAPI TJETËR? INTERVISTA!

Pas shqyrtimit të të gjitha biografive, hapi tjetër është intervista. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të kaloni me sukses procesin e intervistës (intervistë pune). Këtu janë disa këshilla të rëndësishme për t’u zbatuar gjatë intervistës:

  • Jini pozitivë dhe të qetë
  • Dëgjoni me kujdes, përpiquni që çdo pyetje ta kuptoni mirë para se të përgjigjeni
  • Mos e ndërprisni bashkëbiseduesin edhe kur keni pika të rëndësishme
  • Përgjigjuni në mënyrë të shkurtër, të qartë dhe të strukturuar
  • Ndiqni me kujdes bashkëbiseduesin, mos shmangni temën dhe pyetjen
  • MOS folni për problemet personale, është jeta Juaj personale
  • Tregoni gjuhë pozitive të trupit, mbani kontakt me sytë, qeshni me masë dhe flisni qartë
  • Potenconi cilësitë, përvojën dhe arritjet tuaja të mbështetura me shembuj praktikë
  • Qëndroni të relaksuar dhe tregoni se jeni të sigurt në veten tuaj
  • Tregoni mirësjellje dhe falenderoni mundësinë
  • Para intervistës, doemos lexoni për kompaninë, vizitoni faqen e internetit dhe mësoni sa më shumë për të (historinë, projektet, pozicionet, etj.)

 

A E DINI SE KA 5 SHKATHTËSI TË RËNDËSISHME PËR KOMUNIKIM TË SUKSESESSHËM NË KOMUNIKIMIN PRIVAT DHE AFARIST?

  1. Të dëgjuarit aktiv – të kuptuarit e bashkëbiseduesit është faktor kryesor në komunikim
  2. Komunikimi verbal efektiv – idetë shprehni qartë duke përdorur gjuhë dhe intonacion përkatës
  3. Empatia – Lidhuni emocionalisht me të tjerët përmes mirëkuptimit dhe dhembshurisë
  4. Komunikimi joverbal – Përsosni gjuhën e trupit dhe gjestet
  5. Përshtatshmëria – Përshtatni stilin tuaj të komunikimit, përpiquni të kuptoni kulturën e kompanisë dhe tregoni pse do të ishit kandidati ideal!

Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të lini përshtypje të mirë me bashkëbiseduesit tuaj.

NUK E SHIKONI MOMENTALISHT VENDIN QË DËSHIRONI?

Klikoni në bazën e të dhënave dhe na dërgoni CV-në tuaj, nëse hapet një pozicion që përputhet me kualifikimet tuaja, do të kontaktoheni. Aplikoni në Shpalljen për rimbushjen e bazës së kandidatëve.

 

RRUGË TË MBARË NË KARRIERËN TUAJ ZEGIN!